Për kreun e shtetit thotë se “i ka lëshuar pellumbat”

Edi Rama edhe pse vetë thotë se vazhdon të pyes në çdo takim publik se çfarë kërkon më shumë Ilir Meta seç ka marrë deri tani nga shqiptarët.

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër”.

Ajo që në fakt i dha vetë Partia Socialiste në 2017 duke e zgjedhur si President Edi Rama i tha kuksianëve që ishin në takimin “Deputeti që duam” pikërisht ajo që meriton Ilir Meta deri në atë moment. Por sipas Ramës nuk e dinte që kreu i shtetit do të degradonte deri në  gjendjen aktuale që shfaq neper konferenca e ekrane.

“Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President. Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat”.

Për këtë arsye i kërkon demokratëve të mendohen mire përpara se të hedhin votën në 25 Prill.

“Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin bashkë”.

Mandatin e tretë socialistët e kërkojnë për drejtesinë. Edi Rama mungesën e besimit te qytetareve ende te gjykatat e justifikon me kohën që kërkon reforma në drejtësi të funksionojë. E kur kjo të ndodhë thotë se do të shihen pas hekurave dhe politikanët e korruptuar.

“Mandati i 3 i yni është garancia që drejtësia do të funksionojë që të gjithë pa dallim do të japin llogari. Ku ka peshq më të mëdhenj në llumin 30-vjeçar të Shqipërisë mes atyre që u përfshinë me politikë. Duke lënë të lirë kriminelët që vranë bijtë e nënave. I bën gjykatat si stacione tranziti që futeshin nga një derë dhe dilnin nga dera tjetër. Ata që flasin dhe mendojnë se dinë ta bëjnë më mirë, le të vinë dhe të na bashkohen në skuadër”.

Kreu i socialistëve jo vetëm që është i bindur që do të marrë mandatin e tretë, por do të ketë edhe tjetër pas tij.

Pas takimit të zhvilluar në pistën e aeroportit të Kukësit ai inspektoi punimet aktuale dhe pësëriti premtimin për ta përfunduar atë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit dhe për të ulur në të dhe votuesit e PD që jetojnë në Londër.

Tv Klan