Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike
Samiti i Klimës që kësaj radhe mbahet në Emiratet Arabe, do të vlerësojë progresin që prej Marrëveshjes së Parisit, ku liderët botërorë u dakordësuan për të marrë masa ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.
Në varësi të këtij progresi, në samitin COP28 do të diskutohen masat që duhet të ndërmerren nëse është e nevojshme.
COP28 organizohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe marrin pjesë shumë liderë botërorë, ministra dhe zyrtarë të lartë nga 198 vende, së bashku me rreth 70 mijë delegatë.
Në ditën e parë, të pranishëm veç krerëve të vendeve të BE është i pranishëm dhe Mbreti Charls.
Samiti organizohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Antonio Guterres të enjten kërkoi nga të gjitha shtetet të marrin masa urgjente për të frenuar ndryshimin e klimës, çka po sjell temperatura ekstreme. 2023 ka shënuar dhe temperaturat më të larta në histori, vetëm 0,1 gradë larg kufirit ekstrem të vendosur në 2015 në Konferencën e Paqes.
/tvklan.al












Botërori 2026 