➣ Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Finlandës, në duelin e vlefshëm për raundin e pestë në grupin C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Rolando Maran ishin dominues dhe ia dolën të marrin 3 pikë të arta.
➣ Portieri mik, Hradecky ishte i pakalueshëm deri në minutën e 35-të, ku bëri disa pritje. Zhbllokimi i takimit erdhi nga një supergol.
➣ Ernest Muçi lëshoi një gjuajtje të bukur me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
➣ Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol për Shqipërinë. Në minutën e 51-të, Rey Manaj shënoi të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Hysaj.
➣ Finlanda luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të, pasi Tenho u ndëshkua me të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Muçit. Kuqezinjtë patën disa raste për golin e tretë, por nuk i shfrytëzuan.
➣ Me këtë sukses, Shqipëria mban vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, rivali i ardhshëm i kuqezinjve. Finlanda del nga gara për vendin e parë, pasi mban vendin e tretë me 7 pikë.












Botërori 2026