Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme, 16 korrik, në Shqipëri ka mbërritur Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa foto nga Aeroporti i Rinasit, duke e cilësuar presidentin e Emirateve si “një mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar”.
“MIRËMËNGJES, dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Nga ana tjetër, Bin Zayed Al Nahyan ka shkruar në rrjetin e tij social “X” se ka zhvilluar një bisedë në Tiranë me kryeministrin Rama për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ai vë theksin po ashtu te shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet e përbashkëta dhe mënyrat për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
بحثت في تيرانا مع معالي إيدي راما رئيس وزراء جمهورية ألبانيا سبل تعزيز العلاقات المتنامية بين بلدينا خاصة في المجالات التي تخدم الأولويات التنموية المتبادلة، وتبادلنا وجهات النظر حول القضايا المشتركة وسبل دعم السلام والاستقرار على المستويين الإقليمي والدولي. pic.twitter.com/iGMlgWn2UU
— محمد بن زايد (@MohamedBinZayed) July 17, 2025
Kësaj vizite, Rama i ka “kushtuar” edhe disa vargje të poetit Naim Frashëri:
“Flamur që lind Shën Konstandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flam…
/tvklan.al












Botërori 2026 
