Edi Rama prezantoi kandidatët për Qarkun e Gjirokastrës ku nga 4 mandate, socialistët morën në 2021, 3 deputetë.
Por vota e 11 Majit për kryesocialistin në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë duhet të jetë edhe më bindëse sesa është vota që vendos për kapërcimin e një epoke për vendet e ngjashme siç thotë me atë që shqiptarët hodhën në 22 marsin e ‘92 kur përmbysën regjimin komunist.
“Ndërkohë që këtë tren që ka ndalur përpara nesh ne duhet ta marrim me patjetër dhe 11 Maji është bileta”, tha Rama.
Rama ju kërkon shqiptarëve qofshin të majte apo të djathtë që të votojnë duke pasur parasysh interesin kombëtar, por dhe të bëjnë dhe llogari personale. Pasi anëtarësimi në BE, ai thotë se sjell përfitime për çdo njërin prej tyre.
“Duhet ta shohësh nga pozita e interesit tënd si prind për fëmijën tënd që bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot se po mundemi ne por nuk të bën atë që ty të duhet, që ti japësh fëmijës tënd pasaportën e BE”.
Përfitime do të kenë me anëtarësimin dhe emigrantët shqiptarë që nuk e kanë ende një pasaportë të vendit ku jetojnë.
“Transferimi i pensionit nga një vend në vend tjetër bëhet automatik”, tha Rama.
Dhe anëtarësimi siç po përsërit gjatë më shume se 2 muajsh tashmë, Rama ju thotë votuesve se nuk arrihet nëse në krye të qeverisë nuk është ai dhe partia e tij.
“Këtu është çështja që sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje, PS”.
Ndaj iu kërkon që kur të hedhin votën në kutinë e votimit të kujtojnë porositë e liderit komunist kinez.
“Duhet të ndjekin atë porosinë e Deng Xiaoping kur tha që mua nuk më intereson fare çfarë ngjyre ka macja, mua më intereson që macja të kapë minjtë. Dhe minjtë në këtë vend i kam vetëm ne. Madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tonë, jo vetëm minjtë e komshiut”, tha Rama.
Tv Klan