Vrasja e Ahmet Toskës më 26 Tetor 2020 në Fier është trajtuar gjerësisht nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, përmes 3 puntatave të dedikuara, duke publikuar pamjet e ngjarjes dhe pretendimet e secilës palë.

I ndaluar për këtë krim është Fatmir Hoxhaj, i cili dyshohet si autor, edhe pse ai vetë e mohon. Edhe familjarët e tij, të cilët jetojnë prej vitesh në Itali, mohojnë që Fatmiri të jetë personi që shfaqet në kamerat e sigurisë që ekzekuton Ahmet Toskën.

Fatmir Hoxhajt i është bërë edhe një eksperiment hetimor nga policia, që kanë analizuar lëvizjet e tij me të vrasësit të maskuae që shfaqet në kamerat e sigurisë.

Familja e Hoxhajt ka bërë një ekspertim privat në Itali dhe kërkojnë që të njëjtën gjë të bëjë edhe Prokuroria e Fierit.

Për emisionin Uniko ka folur në një lidhje me Skype edhe eksperti italian i cili ka bërë analizat krahasuese trupore të vrasësit që shfaqet në video dhe Fatmir Hoxhajt.

Eksperti thotë se dy personat janë totalisht të kundërt sa i përket përmasave trupore, duke mohuar kështu që Fatmir Hoxhaj të jetë autori që duket në videon e vrasjes.

“Në thelb është plotësisht person tjetër ai që është filmuar në atë skenë dhe komplet krejt i ndryshëm nga Fatmiri dhe kjo gjë është e qartë si drita e Diellit”, thotë eksperti.

Spartak Koka: Në vlerësimin tuaj si ekspert, a është apo jo autor i vrasjes, Fatmir Hoxhaj?

Eksperti italian: Absolutisht jo. Kushdo që e ka parë këtë raport shkencor dhe konkluzionet, në bazë të pamjeve e kupton qartë që janë dy persona plotësisht të ndryshëm. Edhe në Shqipëri duhet të ekspertë si puna ime që mund të jenë të anshëm dhe që gjykatësi mund të marrë një tjetër vlerësues si unë, i cili të ndjekë të njëjtat rrugë ligjore dhe shkencore për të vlerësuar dhe në fund të krahasohen dhe diskutohen rezultatet.

/tvklan.al