Jude Bellingham do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull në verë, ndërsa ishte i detyruar që të luante mes dhimbjesh në 18 muajt e fundit.
Mesfushori i Real Madridit ka pasur shqetësime pasi u rrëzua dhe e nxori atë gjatë një ndeshjeje në La Liga kundër Vajekano-s në Nëntor 2023.
21-vjeçari më pas nuk pati mundësi që të luante në dy ndeshje për “Los Blankos”, si edhe humbi takimet e fundit kualifikuese të Anglisë për Euro 2024.
Bellingham i’a bëri të qartë stafit mjekësor se nuk preferonte që të kryente ndërhyrjen kirurgjikale dhe në fushë është futur i fashuar për të parandaluar lëndime shtesë.
Sipas të përditshmes sportive “Marca”, Bellingham do ta kryejë operacionin në fund të sezonit.
Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 13 Korrik.
Lojtari i kombëtares angleze qëndroi për 4 ndeshje jashtë fushe edhe në periudhën Gusht-Shtator të vitit të shkuar si pasojë e një dëmtimi muskulor, por sërish e shmangu ndërhyrjen në shpatull.
Bellingham nuk do të jetë në fushë në përballjet që ‘Los blankos’ do të kenë kundër Al-Hilal, Salzburg dhe Paçuka në fazën e grupeve, ndërsa si synim kanë të fitojnë kompeticionin që i shton në arkat e klubit 100 mln Euro.
Mesfushori 21-vjeçar është kritikuar së fundmi për rënie të formës së tij.
Klan News