17 në terapi intensive, 8 të intubuar

Numër rekord i të shtruarve në dy spitalet covid. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria shënon numrin më të lartë të të infektuarve në spital.

Sipas burimeve zyrtare, të martën në dy spitalet covid po trajtohen 201 pacientë, prej te cilëve 17 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet covid, atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar  edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësor jane edhe disa pacientë të cilët rezultojnë me covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Mes të prekurve me covid ka rezultuar edhe kryetarja e Bashksië së Shkodrës, Voltana Ademi. Kryebashkiakja e Shkodrës ka bërë tamponin një ditë më parë pranë strukturave të shëndetësisë, ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit, kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrë si çdo ditë, ndërsa ndodhet e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Tv Klan