Edicioni i tretë i “Serenights” u mbyll duke sjellë për katër netë serenatën në një formë të re, përmes interpretimeve të artistëve të ndryshëm dhe orkestrimeve moderne, me skena të zhvendosura në zonat historike të Korçës.
Këtë edicion organizatorët rikthyen edhe këngë të vjetra, disa prej të cilave kanë mbetur jashtë repertorit për njē kohë tē gjatë, duke i sjellë për publikun me tingullin karakteristik të mandolinës, kitarës dhe fizarmonikës.
Orkestrimi i ri ka sjellë një tjetër ngjyrim, por pa prekur melodinë dhe identitetin e serenatës. Për Mihallaq Andrean, lidhja me këtë muzikë është edhe një trashëgimi familjare, e cila ka ndikuar edhe në krijimtarinë e tij.
Për artistët e serenatës aktiviteti është një mundësi për ta përcjellë serenatën tek brezat e rinj, pasi në këtë mënyrë ajo ka jetuar dhe do vazhdojē tē jetojë .
Vazhdimësia e serenatës është një nga sfidat e artistëve korçarë.
Për Tomi Kondakçin, ruajtja e traditës nuk përjashton ndryshimin. Orkestrimi dhe format e reja mund ta çojnë serenatën drejt një festivali të konsoliduar.
“Serenights” uli siparin, duke lënë pas tingujt e serenatës dhe përpjekjen për ta mbajtur të gjallë traditēn muzikore që identifikon Korçën
/tvklan.al












Botërori 2026 
