Zgjedhja e Roberto Mancinit në krye të Kombëtares nga ana e presidentit Xhovani Malago ka përçarë Italinë. Liga e Serisë A ka dalë hapur kundër këtij vendimi.

Mediat kanë zbardhur qëndrimin e tyre në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku presidentët e skuadrave të kampionatit italian ishin në mbështetje të Antonio Contes.

Liga mendon se 61-vjeçari u emërua në krye të kombëtares vetëm sepse është miku i presidentit të Federatës, teksa numri një i kampionatit italian Ezio Simoneli ka thënë se nuk konteston figurën e Mancinit, por mënyrën se si ai u zgjodh dhe faktin që mendimi i tyre nuk u mor për bazë.

Kundër Mancinit doli më parë hapur edhe ish-trajneri Fabio Capelo, që e konsideron të palogjikshme rikthimin e një figure që e braktisi kombëtaren për paratë e Arabisë.

Mediat italiane kanë raportuar se trajneri i ri i axurrëve do të përfitojë 2 milionë euro në vit dhe përpara ka një mision shumë të vështirë për të rikthyer një skuadër kompetitive dhe mbi të gjitha për të ribashkuar të gjithë italianët.

/tvklan.al