Të qeshurat, bisedat me zë të lartë dhe shkujdesja e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, bashkëshortes dhe ndihmësve të tij tek monumenti i “Ushtarit të Panjohur” në Arlington të Virxhinias, shkaktuan hakërrimin e rojës së nderit.

“Të gjithë vizitorët do të ruajnë një atmosferë heshtjeje dhe respekti në çdo kohë”, ishin kritikat që efektivi u drejtoi në distancë me zë të lartë, duke u sjellë në vëmendje kodin e nderimit për të rënët e kombit.

Të vetëdijshëm për praninë e kamerave që mund të fiksonin çdo incident, vizitorët nuk bënë asnjë reagim dhe vazhduan rrugën e tyre.

Më vonë, Pentagoni deklaroi se ushtari veproi drejt dhe me respekt për të ruajtur rregullin në këtë ditë përkujtimore.

Hegseth është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pas përpjekjeve në Kongres për shkarkimin e tij.

Ai shihet si përgjegjës për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, si mbështetës kryesor i sulmit ushtarak ndaj Iranit, që shkaktoi trazira ekonomike dhe uli mbështetjen për administratën Trump.

Pjesë e ceremonive të “ditës së veteranëve” tek varrezat e të rënëve për kombin të mërkurën ishte edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë.

/tvklan.al