Romeo Beckham bën debutimin e tij në kinematografi në filmin “Forty Love”, një dramë romantike me sfond botën e tenisit.
Djali i David Beckham dhe Victoria Beckham do të luajë në një film ku bashkëprotagonistë janë Paul Kircher, Guillaume Canet dhe Benjamin Voisin, ndërsa në kast përfshihet edhe Catherine Deneuve.
Studioja Studiocanal ka publikuar imazhin e parë të 22-vjeçarit nga filmi i ri, i cili shënon debutimin si regjisor të fotografit të njohur të modës Pierre-Ange Carlotti.
Filmi ndjek historinë e Sacha Gallo-s, një yll tenisi që stërvitet me të atin me synimin për të fituar një titull të rëndësishëm në Paris. Gjithçka ndryshon me ardhjen e një rivali të ri karizmatik, të luajtur nga Romeo Beckham, i cili e vendos protagonistin përballë sfidave të reja në sport dhe në identitetin e tij.
Romeo Beckham to make his acting debut in romance ‘FORTY LOVE.’
— Film Updates (@FilmUpdates) June 22, 2026
It follows a tennis prodigy (Paul Kircher) who finds his world upended when a charismatic rival (Beckham) enters his life, forcing him to confront a challenge greater than any match: love.
(https://t.co/65OixiGh9a) pic.twitter.com/qWcjDI41GX
Sipas përmbledhjes zyrtare, për herë të parë ai përballet me një kundërshtar të një natyre krejt tjetër: dashurinë, një forcë po aq tërheqëse sa edhe destabilizuese, dhe shumë më e rrezikshme se çdo gjë që ka hasur në fushën e tenisit.
Romeo Beckham, i cili më parë ka qenë aktiv në industrinë e modës duke bashkëpunuar me shtëpi të njohura si Yves Saint Laurent dhe Balenciaga, po bën kështu hapin e tij të parë në botën e filmit.
Produksioni i filmit mbështetet nga Chi-Fou-Mi Productions, ndërsa Mediawan merr pjesë si bashkëproducente dhe shpërndarëse globale.
Skenarin e kanë shkruar Pierre-Ange Carlotti dhe Gaël Mace, ndërsa muzika është realizuar nga 070 Shake dhe Johan Lenox.
“Forty Love” pritet të dalë në kinematë franceze më 25 nëntor.
/tvklan.al












Botërori 2026 
