Brooklyn Beckham i ka thënë familjes se nuk dëshiron të ketë kontakte dhe nuk do t’u përgjigjet mesazheve, ka thënë një burim për Page Six.

Duket se djali i madh i familjes Beckham ka zgjedhur të qëndrojë larg prindërve, Victoria dhe David,  vëllezërve Romeo e Cruz dhe motrës, Harper, me të cilën ka qenë gjithnjë i afërt.

26-vjeçari është shprehur i emocionuar për të atin, i cili më në fund do të  marrë titullin e kalorësisë dhe  Brooklyn e dinte që kishte rëndësi për të. Të premten, David do të marrë titullin e kalorësit nga mbreti Charles.

Por sipas Page Six, Brooklyn e mësoi këtë lajm përmes mediave. Nga ana tjetër, ka një përplasje mes  deklaratave nga palët.

Miqtë e Brooklyn thanë se ai nuk pati komunikim me familjarët për këtë moment të rëndësishëm,  ndërsa një burim pranë familjes Beckham tha se kjo ndodhi për shkak se “ai i tha familjes që nuk do të flasë dhe nuk po u përgjigjet atyre që përpiqen të lidhen me të.”

Një burim pranë tij e mohoi këtë, duke shtuar: “Të gjithë duhet të përqendrohen në titullin e madh të David Beckham.”

Brooklyn nuk ishte i pranishëm në 50-vjetorin e të atit pasi nuk donte që të gjendej në të njëjtin ambient me ish të dashurën e vëllait, Kim Turnbull.

Kjo e fundit thuhet të jetë shkak i grindjes së dy vëllezërve, pasi para se të njihej me Nicola Peltz, Brooklyn pati një lidhje të shkurtër me të.

Së fundmi,  edhe Romeo i dha fund lidhjes dhe është parë në shoqërinë e njjë modeleje, Caroline Daur./tvklan.al