Romeo Beckham është ndarë nga e dashura e tij, Kim Turnbull pas shtatë muajsh lidhje.

Romanca duket se “është zbehur” pak pas 50-vjetorit të David Beckham.

“Romeo dhe Kim janë të dy të rinj dhe kaluan shumë mirë bashkë por në atë moshë gjërat nuk zgjasin gjithnjë dhe kanë vendosur të ndahen. Ata kanë vazhduar miqësinë dhe kanë qenë në të njëjtat vende. Është keqardhje e madhe, sidomos pasi David dhe Victoria e adhuronin dhe mendonin se ajo e bënte Romeo të lumtur, por s’ishte e thënë. Ndodhi pak  javë më parë dhe raportet mes tyre kanë mbetur miqësore”, tha një mik i tyre për Daily Mail.

26-vjeçarja ka qenë në qendër të lajmeve pas dramave në familjen Beckham që kanë shkaktuar mënjanimin e Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.

Sipas mediave rozë, Brooklyn pati një lidhje të shkurtër me Kim kur ishte adoleshent dhe s’ishte i lumtur  që ajo u gjend mes të ftuarve në ditëlindjen e të atit.

Megjithatë, burimi ka deklaruar se zënka familjare nuk ka qenë shkak i ndarjes së Romeo me Kim. Lidhja e tyre u bë publike në nëntor, më shumë se një vit e gjysmë pas ndarjes së tij me Mia Reagan, me të cilën pati një marrëdhënie pesëvjeçare.

Ndërkohë nga familja Beckham nuk ka ende asnjë reagim për thashethemet që i kanë rrethuar këtë periudhë./tvklan.al