Romeo Beckham ka deklaruar se është ndarë nga e dashura e tij, Mia Regan pas 5 vitesh lidhje.

Djali 21-vjeçar i David dhe Victoria Beckham ishte në një marrëdhënie me modelen që prej vitit 2019. Pas qarkullimit të thashethemeve në internet, Romeo konfirmoi ndarjen përmes një postimi në Insta Story.

Në një foto ku të dy bëjnë mimika qesharake gjatë një shëtitjeje në fshat, Romeo shkuan: “Mooch dhe unë kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashurie. Kemi ende shumë respekt për njëri-tjetrin dhe ruajmë një miqësi të fortë dhe do ta kemi gjithmonë”.

Edhe modelja postoi një foto të tyren duke konfirmuar deklaratën e ish-it. “Ky është Ro, ne jemi rritur bashkë qëkur ishim 16 vjeç. Dashuria merr forma dhe rrugë të tjera ndërsa rritesh. Nuk jemi më të fortë në aspektin romantik, por kemi shumë e shumë dashuri për njëri-tjetrin. Pas 5 vitesh e futëm njëri-tjetrin në zonën e shokëve”.

Edhe më parë, në qershor 2022 është folur për një ndarje të Romeo dhe Mia për shkak të largësisë por që nuk zgjati shumë. 5 muaj më vonë, ai postoi një foto me të në Instagram duke treguar se ishin ende bashkë.

Futbollisti ka edhe një tatuazh  të dedikuar asaj me fjalën “Mooch” që është një pseudonim dhe emri që ajo përdor në Instagram, “Mimi Moocher”./tvklan.al