Sistemi bankar dhe financiar në Republikën e Shqipërisë po i nënshtrohet një reforme të rëndësishme rregullatore.
Ministria e Financave ka hedhur hapat për shqyrtimin e projektligjit të ri “Për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të kreditit dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të tyre”, ku vendosen kritere të qarta edhe për shoqëritë tregtare, strukturën e kapitalit fillestar dhe mënyrën se si Banka e Shqipërisë ushtron kontrollin e vazhdueshëm mbi tregun, duke zbatuar parimin e proporcionalitetit për çdo subjekt të licencuar.
“Institucioni do të ketë më shumë kompetenca për të kontrolluar bankat, për të kryer inspektime dhe për të marrë masa ndaj institucioneve që shkelin rregullat financiare. Ato do të duhet të kenë më shumë kapital rezervë, më shumë likuiditet dhe plane më të qarta për përballimin e krizave financiare, me synim shmangien e problemeve që mund të rrezikojnë kursimet e qytetarëve apo stabilitetin e ekonomisë.”
Projektligji i ri, i cili synon të përafrojë standardet vendase me ato të Bashkimit Evropian, pritet të garantojë një stabilitet më të lartë financiar dhe mbrojtje të depozitave.
“Bankat do të kenë detyrime më të qarta për informimin e qytetarëve, trajtimin e ankesave dhe ruajtjen e sekretit bankar. Në rastet e vështirësive financiare përcaktohen mënyrat e likuidimit, mbrojtja e depozitave dhe trajtimi i kreditorëve, ndërsa për herë të parë dokumenti përfshin edhe rreziqet që lidhen me teknologjinë, sulmet kibernetike dhe faktorët mjedisorë apo socialë.”
Këto ndryshime ligjore pritet të rrisin ndjeshëm sigurinë e sistemit bankar në vend, duke përafruar tregun financiar shqiptar me standardet më të larta të Bashkimit Europian.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 