BSH: Individët preferojnë Lekun, kursimet në nivelet historike

Kredia është kthyer në muajt e fundit si instrumenti kryesor që po financon konsumin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin Tetor arriti vlerën e 30.6 miliardë Lekëve, në rritje me 59.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 10-mujorin e 2023, portofoli i disbursimeve të reja të individëve arriti në 74.7 miliardë Lekë, në rritje me 4.9% krahasuar me një vit më parë.

Në segmentin e individëve në muajt e fundit po vërehet një zhvendosje më e shpejtë e kreditimit drejt Lekut, edhe për shkak të normave më të ulëta të interesit, por gjithashtu një rritjes e peshës së kredisë konsumatore kundrejt asaj hipotekore.

Paralelisht me kredimmarrjen treguesit e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje rekord të depozitave.

Në fund të Tetorit, paratë e kursyera arritën në 547.5 miliardë Lekë, 2.6 miliardë Lekë më tepër se një vit më parë. Kjo është rritja e dytë më e fortë e këtij viti, pas Qershorit.

Nga ana tjetër, stoku i kursimeve në Euro arriti në 7.26 miliardë Euro, me një rritje prej 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 75 milionë Euro më shumë, e ndikuar si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Zgjerimi i sezonit turistik përtej muajve tradicionale të Verës, duket se po ndikon në ecurinë e mirë të depozitave dhe në Shtator e Tetor.

Tv Klan

/tvklan.al