Gjinekologia: Shkak përdorimi i drogës, dhe ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, hasen raste që në moshën 27-28 vjeç
Infertiliteti është një problematikë e cila po haset më shpesh tek çiftet e reja, të cilët kanë vështirësi për tu bërë me fëmijë. Sipas mjekes gjinekologe, Lindita Myzyri rastet janë në rritje edhe tek meshkujt në moshë të re.
“Nëse do të bëj raportin e infertilitetit mes grave dhe burrave janë gratë ato që zënë përqindjen më të madhe, por sot në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri është rritur pak përqindja dhe e djemve apo burrave të cilët janë infertilë. Futen edhe të rinjtë. Mosha 27 vjeç, unë i kam edhe në punën time që edhe në këtë moshë kaq të re kanë qenë infertile.”
Mjekja gjinekologe rendit disa shkaktarë të rritjes së infertilitetit, ku mes tyre janë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme të pa kuruara siç duhet.
“Ka të bëjë jashtëzakonisht shumë mënyra e jetesës. E di çfarë do të fusja tek mënyra e jetesës, jo vetëm fakti që si ushqehemi që ushqimi është baza, jo vetëm çështje ekonomike, por edhe mënyra e jetesës dhe jeta sociale dhe ndrrimi i partnerëve, përdorimi i alkoolit, drograve. Pra të gjitha këto janë faktor që kanë ndikuar goxha në rritjen e infertilitetit dhe tek burrat.”
Analiza fillestare që diagnostikon infertilitetin mashkullor është spermiograma, e cila mat cilësisë dhe shpejtësinë e spermatozoidëve.
Klan News