Mbështetja publike për Presidentin amerikan Donald Trump ka rënë në vetëm 32%, shifra më e ulët në karrierën e tij politike.
Sipas sondazhit të Reuters dhe institutit Ipsos, rënia vjen kryesisht nga pakënaqësia e vetë votuesve Republikanë mbi menaxhimin e kostos së jetesës dhe luftës me Iranin.
Vetëm 17% e të anketuarve miratojnë politikat e tij ekonomike, ndërsa çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten ndjeshëm pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme në shkurt.
Për herë të parë, shumica e Republikanëve shprehen kundër mënyrës se si Shtëpia e Bardhë po menaxhon inflacionin.
Reagimi negativ i opinionit publik vjen gjithashtu pasi Trump përzuri nga Shtëpia e Bardhë tre media prestigjioze dhe kërkoi tjetërsimin e emrit të qendrës kulturore “Kennedy Center”.
Me zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit që po afrohen, demokratët kanë marrë një avantazh prej 8 pikësh ndaj Republikanëve.
Humbja e mundshme e kontrollit të Kongresit rrezikon të bllokojë tërësisht agjendën e Trump për dy vitet e mbetura të mandatit të tij.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 