Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet që së shpejti të përfitojnë një rritje të konsiderueshme të pagës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Ervin Demo, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Sigurisë përpara studentëve të rinj.

Ndërsa drejtori i policisë së shtetit, Skender Hita inkurajoi studentët që këtë vit nisin studimet në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”.

Në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” pranë akademisë së sigurisë janë 390 maturantë që ndjekin studimet. Ata pas tre vitesh përfitojnë gradën policore “nën komisar”.

/tvklan.al