Reperi i njohur shqiptar Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi është infektuar me koronavirus. Përmes rrjeteve të tij sociale, reperi ka lajmëruar ndjekësit se ka kryer tamponin dhe ka rezultuar pozitiv.

I konfirmuar pozitiv. Ruani veten. Unë po iki menjëherë të vetëizolohem”, shkruan reperi në fotografinë e postuar në Instastory, ku shfaqet brenda makinës së tij.

Nuk dihet ende si mund të jetë infektuar, por së fundmi reperi ka përfunduar xhirimet e klipit e “Bad Girl”, projekti i tij më i ri muzikor në bashkëpunim me Morena Tarakun.

Stresi tashmë është izoluar dhe lë të kuptohet se nuk ka asnjë sipmtomë të koronavirusit./tvklan.al