Lindita Halimi  –    Këngëtare

Diana Culi – Shkrimtare/Përkthyese   

Ajo ka spikatur për zërin e saj që në daljen e parë dhe duket se ka qenë e destinuar të jetë një yll në ngjitje. Me talentin e saj ka arritur të depërtojë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 2016 kur Linda Halimi ndërmori hapin më të rëndësishëm të karrierës muzikore, ajo u përzgjodh ndër 10 milionë konkurrues në formatin e suksesshëm të talenteve të rinj “American Idol”.

Me performancën e saj, Linda shkaktoi reagime mbresëlënëse tek pjesëtarët e jurisë dhe padyshim kjo ishte një mundësi e artë për të duke shënuar një sukses të padiskutueshëm. Por vlerësimet për të do të vazhdonin. Në vitin 2017 ajo u ngjit në skenën e Eurovision me këngën “World”, pasi fitoi edicionin e 55-të të këngës në RTSH.

Ajo do të shkëputej nga muzika pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Kajmana, nga martesa me këngëtarin e njohur amerikan Big D. 6 muaj pas lindjes, ajo është rikthyer në muzikë me këngën “Want my Love” në “Kënga Magjike”. Me kthimin e saj në Shqipëri ajo tregoi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rudina” se kishte më shumë se një vit që përgatitej për këtë këngë.

“Jam shumë e lumtur që jam rikthyer me një këngë, në festivalin “Kënga Magjike” këtë vit. Kam kaluar shumë mirë dhe mezi pres të vlerësohet kënga. Shpresoj të pëlqehet nga publiku dhe të shkojë gjithçka mirë. Kënga titullohet “Want my Love”. Kam 1 vit e gjysmë që punoj për këtë këngë”, tregoi këngëtarja.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për vajzën e saj Kajmana dhe ushqimet e saj të preferuara.

“Është hera e parë që po sjell edhe bebin në Shqipëri dhe është emocion ndryshe të kthehem si nënë këtë herë. Nuk e di kush kisha qenë para bebit. E ushqej me gji, por edhe me çdo gjë tjetër përveç ushqimit të bebeve sepse nuk e do atë. I pëlqejnë patatet, domatet, alla katunarçe dhe ushqime që hamë ne të rriturit sepse i duket vetja e madhe që tani. Kajmana është definitivisht goca e babait, unë ndihem si shërbëtore e të dyve edhe pse ai kujdeset më shumë për të”, tha Halimi.

Ajo gjithashtu dha një lajm të bukur për fansat, teksa zbuloi se në Nëntor do të nisë xhirimet për këngën e re dhe se klipi do të xhirohet në Shqipëri. /tvklan.al

Klea Bushi – Miss Shqipëria 2019

Luljeta Ademi – Përkthyese/ Pedagoge/ Alpiniste