Fatma Haxhialiu – Gazetare/Moderatore “Thumb”;
Jona Haxhialiu – Pedagoge Asistente në Hollandë

Ato janë dy motra që ndonëse kanë 10 vite diferencë, kanë një marrëdhënie shumë të fortë me njëra-tjetrën. Ishte emocionues për të gjithë një postim i bërë disa ditë më parë në Instagramin e moderatores së njohur, Fatma Haxhialiu, e cila përshkruante sakrificat e motrës së saj për t’ia dalë të diplomohej në Hollandë.

Pas gjithë sakrificave ajo arriti të mbyllë me sukses rrugëtimin e nisur para 3 vitesh, ndërsa sot punon në Hollandë si asistente pedagoge. Për të rrëfyer më shumë për marrëdhënien e tyre si motra  Fatma Haxhialiu dhe motra e saj Jona Haxhialiu ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

“Unë me Jonën nuk e kam ndjerë asnjëherë diferencën e moshës. Ne kemi 10 vite diferencë dhe kur unë isha 10 vjeç e kisha Jonën kukullën time të preferuar. I krihja flokët, ia modeloja, i vishja çfarë të doja, kur u rrit pak më shumë ishte një nga shoqet e mia të ngushta sepse dëgjonim të njëjtën muzikë, kërcente me mua. Jemi rritur paralelisht. Jona ka qenë nxënëse ekselence edhe kur ishte këtu, e dinte që nuk i përkiste këtij vendi. Nuk mori as edhe një 50 mijë leksh që i takonte nga bashkia dhe që nxënësit ekselentë duhej ta merrnin. Jona u ndje e ofenduar. Por ajo që adhuroj unë tek Jona është ambicia dhe këmbëngulja, është e jashtëzakonshme”, u shpreh Fatma.

“Unë fillimisht aplikova në Suedi sepse gjeta një bursë të plotë, por dëshira ishte që të vazhdoja astronomi. E kisha shumë pasion hapësirën dhe mënyrën e formimit të universit. Por Astronomia ishte në suedisht dhe jo anglisht dhe detyrimisht aplikova për fizikë sepse edhe astronomia është 99% fizikë dhe mund të merrja specializimet brenda fushës. Por kur arrita në Suedi pata një shok sepse s’isha mësuar të jetoja vetëm”, tha Jona./tvklan.al  

Samanta Berberi, gjimnastja talentuar, nder me te mirat ne Itali!

Teuta Haveri – Mjeke Okuliste ne Spitalin Amerikan