Blendi Fevziu rrëfen udhëtimin e tij më të çuditshëm: Nga Xhibuti në Eritrea

“Një nga vendet më horror që kam parë”, udhëtimi i Fevziut në Xhibuti: Policia më fshiu të gjitha videot

Udhëtimi i fundit i Blendi Fevziut ishte drejt Afrikës, në një nga pikat më strategjike të globit. Dy ditë në Xhibuti dhe një në Asmara, një udhëtim që ai e cilëson si “më të çuditshmin e jetës së tij”, pa mundësi komunikimi, pa internet dhe me shumë kufizime.

Në Asmara, shpjegon gazetari i ftuar në “Rudina” në Tv Klan, duhej treguar kujdes nëse vendosje të filmoje, por në Xhibuti problemi ishte edhe më i madh. Gjithçka niste me hyrjen disi të vështirë, sjelljen aspak mikpritëse ndaj gazetarëve dhe fshirjen e plotë të materialeve filmike.

Blendi Fevziu: Me pak kujdes, nuk duhet të filmoje vendasit në pjesën më të madhe, nuk duhet të të flisnin vendasit në video, në Asmara flas, nuk duhet të filmoje vendet e këqija, kurse në Xhibuti pata problem çdo sekondë. Më fshinë pjesën më të madhe të videove, që në momentin e parë që mbërrita pata njëherë problem për të hyrë sepse në bazë të ligjit unë duhet të hyja pa vizë, në bazë të rregullave të Xhibutit vetë duhet ta merrja vizën në kufi. Ata u bënë gati, pastaj befas më pyeti dhe unë bëra gabim, i thashë jam gazetar, më rrëshkiti dhe atë moment filluan të krijojnë probleme, më thanë “do kthehesh mbrapsht, nuk ke për të hyrë në Xhibuti”, telefonova një lidhjen time në Paris i cili mori ambasadorin e Xhibutit në Paris, pastaj ambasadori i Xhibutit ndërhyri.

Sapo hyri në Xhibuti kërkesa e parë e Fevziut ishte një udhëtim i shkurtër drejt kufirit me Somalinë, ku nuk mungoi një tjetër ngjarje e çuditshme.

Blendi Fevziu: Unë kur hyra gjeta një taksist te dera dhe i thashë më ço pak në kufi me Somalinë se pata shrpesë që do hyja në fshatin e parë somalez që është nja 12 km nga kufiri. Aty shkova, takova shefin e policisë dhe i thashë më kalo deri në anën tjetër të kufirit, te ai fshati, bëj një bisedë. Ai bëri një tentativë të vetën në fakt, nuk e lanë ushtarët somalezë sepse Somalia e mbronte në fakt me ushtri, jo me polici kufirin dhe tha “s’kam çfarë të të bëj, do të të kaloj kufirin somalez” sepse kufiri ishte mes dy postave të kufirit, “do të të kaloj aty sa të bësh një fotografi me tabelën e Somalisë”. I thashë ma bëj një video, atij, shefit të policisë sepse taksisti im s’lejohej  të hynte brenda, ta kalonte postën e kufirit. Bëra një video, e ktheva 2-3 herë se ai nuk filmonte mirë, mbarova, bëra ca fotografi të miat, i dhashë dorën, pastaj sa bëra nja 5 km, erdhën nja dy makina të xhandarmërisë, “kthehu mbrapa”, tha, “ke filmuar kufirin”. I thashë po shefi i policisë ma bëri videon vetë. U kthyen, filluan investigimin “nga je”, pastaj më panë kartën e gazetarit, në fund fare kur e morën vesh që kisha hyrë me ndërhyrjen e ambasadorit të Xhibutit, s’kishin ç’bënin, më kthyen në hotel.

Xhibuti është një nga vendet më horror që kam parë”, e përmbyll Fevziu rrëfimin e tij duke shtuar se nuk është një prej vendeve ku do kthehej për herë të dytë./tvklan.al

“Me një fije xhinxher”, kafeja e famshme dhe e çuditshme që Fevziu provoi në Asmara

Pas Xhibutit, ndalesa e radhës në udhëtimin e Blendi Fevziut ishte Asmara, kryeqyteti i Eritreas. Eritrea është një ndër tre vendet më të izoluara të botës bashkë me Korenë e Veriut dhe Turkmenistanin.

Në përshtypjet që gazetari ndan me programin “Rudina” në Tv Klan, thotë se e para që i ra në sy ishte se kishte xhiro njësoj si  në Tiranën e dikurshme, ku këmbësorët ecnin në drejtime të caktuara në dy anët e rrugës. Më pas, vihej re arkitektura italiane ku siç thuhej, gozhda e fundit ishte vënë në vitin 1941 dhe më pas, ndërtesat brenda qytetit kishin mbetur të paprekura.

Dy nga eksperiencat që Fevziu tregon për Eritrean janë posta qendrore sepse nuk kishte asnjë mjet komunikimi, nuk kishte internet kështu që ky ishte ende opsioni i vetëm por edhe kafeja tipike që renditet ndër më të mirat në botë.

Blendi Fevziu: Kjo ishte posta qendrore, ishte e  çuditshme. Ata nuk kishin adresa, nuk kishte listë adresash, nuk kishte adresa në shtëpi. Secili ka një kuti postare siç ka qenë përpara dhe dy herë në javë shkonin kontrollonin kutinë postare nëse ka ndonjë gjë për të apo jo. Kjo është kafeja e famshme. Ju e dini që kafeja ka lindur në Etiopi. Etiopia dhe Eritrea kanë qenë një shtet, Abisinia e dikurshme, janë ndarë në vitin 1991 pas 30 vjetësh ekzistencë bashkë dhe kafeja në në Eritrea dhe në Etiopi është nga më të mirat e botës, kuptohet, është “puro Arabica”, ajo e famshmja.  Ata e bëjnë me xhinxher. Nuk e di sesi kafeja brenda, i fusnin një fije xhinxher dhe ajo ishte jo pikante…

Rudina Magjistari: Pra nuk ngjan me kafenë e zezë tonën, ngjan me kafenë arabike që është pak si e  verdhë?

Blendi Fevziu: Po, po, ka shijen arabike tipike./tvklan.al

Pa internet, pasaporta e karta krediti, udhëtimi i Blendi Fevziut në 1 nga 3 vendet më të izoluara të botës

Teksa në Xhibuti i fshinë të gjitha materialet filmike, në Asmara, kryeqytetin e Eritreas, udhëtimi i Blendi Fevziut pati kufizime të mëdha lidhur me komunikimin. Si fillim, gazetari tregon për “Rudina” në Tv Klan se këshillat e para që i dhanë ishte të mos fliste për lidhje me Amerikën apo të thoshte që ishte gazetar.

Blendi Fevziu: Në Asmara pata historinë më të bukur sepse personi që më kishte nxjerrë, që më kishte rregulluar gjithçka, në momentin që pata probleme në Xhibuti, u futa të shihja çfarë problemesh kisha me Eritrean dhe pyeta një mikun tim, një person shumë i njohur që ka qenë dhe më tha “e para s’duhet të thuash që ke ndonjë njohje me amerikanët ose ndonjë lodhje me Amerikën dhe e dyta s’duhet të thuash kurrë që je gazetar se do kesh probleme të mëdha”.

Ndryshe nga Korea e Veriut e cila ka një rrjet të brendshëm dhe lejon hyrjen e disa mediave prestigjioze, Eritrea është tërësisht e izoluar. Bashkë me Turkmenistanin, këto tre vende janë tre më të izoluarat në botë. Udhëtimi i Fevziut vijoi në kërkim të një mënyre për të komunikuar me familjen dhe duke dëgjuar fakte të habitshme rreth kryeqytetit të një prej vendeve më të izoluara të botës.

Blendi Fevziu: Unë i shkruajta personit dhe i thashë a ka ndonjë problem se jam gazetar dhe përgjigjja e tij ishte shumë shokuese, erdhi me shumë vonesë se nuk e kuptoja që ata s’kishin internet, këtë nuk e mendoja kurrë se edhe në Kuba kam gjetur internet, këtë nuk e mendoja kurrë. Më vjen një përgjigje që thotë “ti nuk je gazetar, unë s’do ndihmoja kurrë një gazetar, ti je një mik i Afrikës që unë të pres me kënaqësi” dhe e kuptova kodin që mos thuaj që jam gazetar. Në momentin që mbërrita tha “sistemi nuk na punon, do të të japim një lejekalim të përkohshëm që të hysh dhe do vish ta marrësh vizën nesër”.  Hyra, në atë moment më mori personi, i thashë të lutem mund të më japësh pak ‘hotspot’ të lajmëroj familjen që arrita? “Çfarë është hotspoti?”, tha. Interneti i thashë. “Neve s’na lejohet interneti në celular”, tha. Po si ia bëni për internet? “Për internetin duhet të shkosh te posta qendrore, të të japin një ‘voucher’, të qëndrosh aty 15 minuta dhe ai internet që jepnin ishte vetëm për email sepse nuk lejohej WhatsApp-i, nuk lejohej Instagram, nuk lejohej Youtube, Facebook…”

Rudina Magjistari: Google.

Blendi Fevziu: Nuk pyeta, por me siguri nuk lejohej edhe Google. I thashë po të bëj një telefonatë? “S’lejohen telefonatat me jashtë, janë të ndaluara telefonatat me jashtë”. Në hotel i thashë mund të paguaj me kartë krediti? “Jo”, tha, “nuk ekzistojnë kartat e kreditit, nuk njihen, nuk kemi sistem, ne nuk jemi në sistemin ndërkombëtar”, tha “jemi sistem i izoluar më vete”. Ngela. I thashë po për të udhëtuar? Tha “jo s’udhëtojmë dot, s’kemi pasaporta”. Po pse s’keni pasaporta? Tha “se jemi në luftë prej 30 vitesh me Etiopinë dhe po të plasë lufta, mos të na gjejë jashtë”. S’kishin semaforë. Semaforët e fundit ishin vendosur nga etiopianët në vitet ‘80 dhe kishin ngelur nja tre relike. I thashë po semaforët ç’keni, pse? Tha që “shoferët të jenë më të përgjegjshëm, nuk vëmë semaforë”, në fakt nuk i mirëmbanin dot, ishin prishur semaforët e vjetër etiopianë. Shkova në hotel, në hotel ditën e parë ishin dy klientë, ditën e dytë isha vetëm unë./tvklan.al

Intervista në “Rudina” i solli fat për vizën e Eritreas, Fevziu: Nuk po i besoja syve!

Duket se një ndër intervistat e mëparshme të Blendi Fevziut në “Rudina” në Tv Klan kanë qenë një ogur i mirë për udhëtimin e tij të radhës. Gazetari sapo është kthyer nga Eritrea, Afrikë pas një udhëtimi shumë të pazakontë për të cilin po ndan detaje në studion e programit të pasdites.

Një ndër to është edhe zanafilla e këtij destinacioni që e mendonte shumë të vështirë për shkak të izolimit që ka dhe numrit të paktë të turistëve që kanë arritur ta vizitojnë. Pas intervistës në program, Fevziu u kontaktua nga dikush që arriti t’i mundësonte edhe vizën për në Eritrea.

Blendi Fevziu: Vizën e kam marrë nisur nga një emision i këtushëm. Kam qenë këtu tek ty, nuk e di për cilin nga udhëtimet dhe kam thënë që është shumë e vështirë të marrësh vizë për Korenë e Veriut, Eritrean, Turkmenistanin, janë vende të vështira. Të nesërmen më kontaktoi një zonjë, shqiptare e Kosovës që kishte parë emisionin e cila jeton jashtë që e njihja se kishte qenë njëherë në emision te unë që tha “të dëgjova te Rudina që the s’shkoj, tha ta rregulloj vizën e Eritreas se njoh dikë atje…”

Rudina Magjistari: Uau! Qenka e bukur kjo histori, po më pëlqen!

Blendi Fevziu: I thashë ma rregullo por pa menduar që do ta rregullonte, e rregulloi vetëm kur pastaj më erdhi viza, s’po i besoja syve, thosha si ka mundësi?/tvklan.al

Një kod dhe një leje speciale, Blendi Fevziu sjell në studio ‘shoqëruesit’ e udhëtimit në Eritrea

Përveç një eksperience shumë të pazakontë nga udhëtimi i tij i fundit në Eritrea, Blendi Fevziu ka marrë me vete edhe dy sende, kuptimi i të cilave është disi i çuditshëm. Gazetari i ka sjellë në studion e programit “Rudina” në Tv Klan një letër të vogël ku shkruhet një kod dhe një dokument që  e ka shoqëruar përgjatë eksplorimit të Asmara-s.

Blendi Fevziu: Ti jo vetëm që duhej vizë që të hyje, pyeta, në hotel duhet të më jepni internet dhe më dhanë këtë. Ky ishte një kod pas kodi. Me këtë kod pas kodi u lidha me internet. Prisja të fillonte WhatsApp nuk fillonte, prisja të fillonte Instagram-i, nuk fillonte. I thashë atij nuk punojnë. Tha “këto janë të ndaluara. Ke një internet me shpejtësi të ulët që shërben vetëm për email, nuk shkarkon dhe ngarkon dot as video, as foto sepse nuk lejohet për të ruajtur njerëzit”. E mora këtë, kisha rreth 15 min internet që më punonte.  Ai personi që kisha me vete tha “do ikim diku”, shkuam në një shtëpi, shkarkuam një VPN, ma mësoi ai si ta shkarkoja në hotel, e ndërrova VPN-në në Frankfurt në mënyrë që të kisha internet të ngadaltë vetëm për të shkruar që jam mirë.

Kurse kjo ishte gjëja më e çuditshme, përtej vizës që ti merrje, unë doja të dilja jashtë qytetit, në periferinë e qytetit, por më shumë se 10 km nga qyteti nuk largoheshe dot pa këtë lejen speciale, pra duhet të shkoje në polici dhe të merrje një kopje tjetër, të lije pasaportën, pra ta dorëzoje aty dhe të merrje këtë leje speciale që thotë leje udhëtimi për të huajt, domethënë ty të lejohej dhe të thoshte sa orë mund të largohesh nga qyteti, në çfarë drejtimi mund të shkosh dhe ti nuk i largoheshe dot këtij drejtimit të lejes speciale./tvklan.al

Takoi mjekun shqiptar në Eritrea, Fevziu: Më e bukura ishte një mesazh…

Në Eritrea, veç internetit që mungon apo lëvizjes së kufizuar për turistët dhe pamundësisë së vendasve për t’u larguar, nuk njihet as marketingu. Por edhe pse është një ndër vendet më të izoluara në botë, rastësia të ndesh edhe me shqiptarë.

Blendi Fevziu, i cili sapo është kthyer nga kjo pjesë e tokës afrikane tregon në “Rudina” në Tv Klan sesi ndodhi takimi i tij me mjekun e njohur, Altin Veshti pikërisht në një prej vendeve më të varfra të Afrikës. Më tej, mësoi se aty jetonin edhe shqiptarë.

Blendi Fevziu: Më pyeste drejtori i hotelit se duke qenë i vetmi aty, u ula me të dhe më tha “çfarë je?”  I thashë jam biznesmen. “Çfarë biznesi merresh?”  Me marketing, i thashë. “Çfarë është ky?” Dhe fillova t’i shpjegoja çfarë ishte marketingu, tha “a, më tha më lodhe shumë, nuk e kuptokam fare”. Dhe i thashë po çfarë do kuptosh ti? 

Rudina Magjistari: Aty duket sikur koha paska ndalur në vend.

Blendi Fevziu: Estrada ishte që gjeta në Eritrea një shqiptar dhe kjo ishte pastaj gjëja më e pabesueshme që ishte Altin Veshti që unë e njoh, e kam pasur në studio. Unë s’e besoja dot, Altini erdhi me një kardiokirurg të Padovës, një grup mjekësh.

Rudina Magjistari: Altini bën shumë udhëtime humanitare.

Blendi Fevziu: Ata ishin, në mos gaboj, rreth 6 mjekë dhe këtu jemi në hotel. Ishim nja 4 të huaj. Altini nuk ishte në hotelin tim, por erdhi.

Rudina Magjistari: Koincidencë e jashtëzakonshme, të gjesh një shqiptar tjetër…

Blendi Fevziu: Si ka mundësi që s’ka vend që s’del shqiptar? Dhe nuk është kjo më e bukura, më e bukura është që pasi u ktheva me dr. Altinin, më erdhi mesazh nga një shqiptar që jetonte në Eritea, tha “jemi 4 shqiptarë që jetojmë këtu por s’kishim internet të të shkruanim”.

Si një vend i varfër, Eritrea nuk ka burime për të mundësuar ndërhyrjet kirurgjikale.

Blendi Fevziu: Gjithë Eritrea nuk kishte asnjë doktor që bën operacione në zemër. Kur vinte ky grupi i doktorëve të huaj, ishte një lloj ekzaltimi në Eritrea, por natyrisht kishte një lloj kush të fuste njerëzit e tij të afërt për t’u operuar. Altini tha “kam ndenjur gjithë ditën mbi kokë për të operuar fëmijë dhe jam tmerruar kur një vajzë 14 vjeçe e kthyem në shtëpi dhe i thamë do shkosh të vdesësh, tani është shumë vonë”. Më tha që kushtet e spitaleve janë shumë problematike./tvklan.al

Dy vende të largëta gjeografikisht, habit Fevziu: Shqipëria dhe Eritrea kanë qenë një shtet

Blendi Fevziu ndau një të dhënë historike interesante për Shqipërinë dhe Eritrean. I ftuar në  emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer udhëtimin e tij nga Xhibuti në Eritrea, gazetari evidentoi shumë ngjashmëri mes Shqipërisë ish-komuniste dhe Eritreas që vijon të ruajë regjimin.

Por kjo nuk është e vetmja pjesë historike që i afron dy vendet. Edhe pse larg, dikur Shqipëria dhe Eritrea kanë qenë pjesë e të njëjtit shtet.

Blendi Fevziu: Ne dhe Eritrea kemi qenë një shtet. Në një pjesë të Eritreas  kemi qenë  pjesë e Perandorisë Osmane për 300 vjet me Masauan dhe shqiptarët kanë dominuar pjesën e Masauas sepse Muhamed Aliu që shkoi me shqiptarët në Egjipt, i zbriti poshtë shqiptarët, ata i quajnë akoma arnautë deri në Xhibuti dhe në Xhibuti ishin të njohur arnautët që kishin marrë. Kryesorja ishte që nga viti 1939-1943 ne kemi qenë një shtet me Eritrean, kemi qenë brenda Mbretërisë Italiane dhe kemi pasur një pasaportë, pra pasaporta që kishte një shqiptar ishte pasaporta që kishte edhe një eritreas, edhe një abisinas, pra një etiopian dhe një italian, pra kemi pasur të njëjtën pasaportë. Kur po e thosha këtë më çuan me dhejtëra vetë në Instagram një pasaportë të një shqiptari që thoshte pasaportë e Mbretërisë Italiane, Shqiptare dhe Perandorisë Etiopiane dhe Eritreas. Pra imagjinoje që 4 vjet kemi qenë në një shtet, 6 mijë kilometra larg./tvklan.al

Mediat sociale po rrisin fëmijë asocialë/ Këshillat e psikologes Peza për prindërit

Javë e shkëlqyer për Peshqit, kujdes Demi dhe Virgjeresha/ Meri Shehu jep yjet

Javë e shkëlqyer për Peshqit, kujdes Demi dhe Virgjëresha/ Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit

Si çdo të hënë, edhe sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan jemi me mikeshën tonë, astrologen e famshme, Meri Shehu, për të zbuluar parashikimin e shenjave. Shehu u shpreh se kjo javë është shumë e rëndësishme, ku do të ketë ndryshime pozitive, por edhe negative.

Kjo është një javë shumë e rëndësishme, është java e ekuinoksit pranveror. Kjo na bën që ne të ndihemi fuqishëm, se kalojmë nga dimri në pranverë dhe ndryshon patjetër atmosferë. Në datën 22 kemi një takim të Afërditës e Saturnit në Peshk dhe shumë shenja që i përkasin Virgjëreshës, Binjakëve, Shigjetarëve dhe Peshqve, të lindur në 10-ditëshin e dytë, do kenë vështirësi në komunikim, në takime erotike, në bashkëjetesa të ndryshme dhe në çështje ekonomike. Sa të futet Dielli direkt në datën 20 në Dash, do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor dhe këtu kemi apokalipse të mira, jo të këqija, zbulime të rëndësishme, por veprimtaria do të jetë e nëndheshme. Pra, ne nuk do veprojmë hapur, por do jetë një veprimtari shumë e nëndheshme”, tha astrologia në hyrje të programit.

Dashi (3 yje)

Është në një javë shumë e rëndësishme, sepse Dielli futet në shenjën e tyre në datën 20. Me shenjën e Dashit vjen pranvera dhe Dielli do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor. Pikërisht për këtë apokalips, për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe për këtë zhvillim të nëndheshëm, që nuk është i natyrës së tyre, do marrin tre yje. Kujdes me prapaskenat në dashuri ose takimet erotike.

Demi (2 yje)

Do kenë probleme në shoqëri, në qëllime dhe në takime që nuk do finalizohen. Demi do kërkojë një takim serioz, por do shkojnë me shumë vështirësi te ky takim serioz. Do presin tërë javën për të marrë një përgjigje, për të takuar dikë me rëndësi ose për t’iu realizuar një dëshirë dhe Demët nuk do ta realizojnë dot këtë gjë, ose do ta bëjnë me shumë vështirësi.

Binjakët (4 yje)

Lidhja e Diellit me Plutonin në Ujor është shumë e mirë për kontaktet me jashtë, për një punë shumë të rëndësishme, por të fshehtë që do bëjnë, dhe që do arrijnë atje ku duan. Në një takim rreth datës 22 në lidhje me karrierën, do kenë një pengesë shumë të vështirë. Kjo pengesë do t’i detyrojë shumë Binjakë të lindur në 10-ditëshin e dytë të stopojnë, të stresohen ose të bëhen pesimist.

Gaforrja (3 yje)

Kanë një javë spektakolare në lidhje me karrierën. Shumë Gaforre do ngrihen në mënyrë të papritur në karrierë, do marrin një pozicion ose një stimulim shumë të madh. Në lidhje me kontaktet me jashtë dhe me një çështje ligjore, disa Gaforre do të kenë problematika, sidomos ato të lindur në 10-ditëshin e dytë, të cilat, mesa duket, do t’i përjetojnë pak vështirë.

Luani (4 yje)

Kanë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Do të bëhen pjesë e një plani shumë të rëndësishëm, pjesë e një diçkaje të madhe dhe të fshehtë, por që mund të quhet një organizatë, një bashkëpunim ose një organizatë bamirëse, një organizatë sociale.

Virgjëresha (2 yje)

Afërdita do takohet me Saturnin përballë shenjës së tyre në datën 22 dhe kjo sjell vështirësi në bashkëpunime, me partnerët në çift ose në çështje ekonomike vihet një presion. Kështu që shumë Virgjëreshë duhet të kenë kujdes! Nuk duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme, nuk duhet të prekin tema të rëndësishme ose duhet të jenë shumë të sigurt për ndjenjat e tyre para se të marrin një vendim të madh në jetën e tyre personale.

Peshorja (3 yje)

Janë përballë shenjës së Dashit, janë shenja që do ta shijojnë pranverën. Edhe këta do të kenë lajme shumë të mira ligjore ose një projekt të fshehtë, i cili do vijë si në heshtje, por do të favorizojë Peshoren në një studim, në një komunikim me jashtë, në një plan sekret të tyren ose në një qëllim të madh.

Akrepi (5 yje)

Është java e Akrepave. 5 yje sepse në fushën erotike keni shumë avantazhe. Dje u takua Dielli me Neptunin në Peshk dhe shumë Akrep përjetuan ndjenja të mëdha. Akrepat do kenë fat në dashuri dhe do japin një vendim të rëndësishëm rreth datës 22. Me punën do të kenë lajme të mira1

Shigjetari (3 yje)

Do jenë shenja më erotike e pranverës. Dielli në Dash, në lidhje të bukur me Plutonin në Ujor, do t’ju japë shumë avantazhe, shumë shijime dhe shumë ndjenja të thella e pasione që shumë Shigjetar s’i kishin përjetuar ndonjëherë, por do t’ju sjellë probleme familjare.

Bricjapi (3 yje)

Është një shenjë që deri diku favorizohen nga planetët, sidomos në çështjet familjare, aty do çlirohet një energji e mirë. Por në lidhje me vëllezërit, motrat, farefisin dhe shoqërinë do të kenë një ngërç të rëndësishëm ose një pakapërcim edhe të ndonjë ndjenje të tyren. Pra pësojnë një psikopati të vogël në lidhje me ndjenjat.

Ujori (4 yje)

Marrin pjesë në lidhjen Pluton dhe Diell në Dash. Një ndryshim i madh në jetën e tyre, një kthesë e rëndësishme, e cila në pamjen e parë është e padukshme, por punon gjithmonë poshtë dhe do hapet e do ndriçojë një perspektivë të mirë në lidhje me projektet e tyre.

Peshqit (5 yje)

Dje Neptuni dhe Dielli në shenjën e tyre u takuan, një takim shumë romantik, shumë i këndshëm. Shumë Peshq mund të kenë përjetuar ndjesi të mëdha, por rreth datës 22 disa gjëra fillojnë dhe shtrëngohen ose ai litari që është liruar fillon dhe tërhiqet, kështu që do kenë kujdes për vendimet ose takimet që do bëjnë. /tvklan.al