#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Në shtëpinë e Rita Petros: “Jeta ime mes librave dhe luleve”
Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një mikeshë të programit tonë, e cila gjithnjë vjen në studion tonë jo vetëm për temat që kanë të bëjnë me profesionin e saj lidhur me letërsinë, por gjithashtu edhe për tematika të tjera. Sot më të do të ndalemi dy nga pasionet e saj më të mëdha lulet dhe librat. Por për të zbuluar le ta presim menjëherë në studio botuesen e shtëpisë botuese “Albas”, autoren, poeten e njohur Rita Petro.
3-vjeçari Lionel Bejaj, këngëtari më i vogël i Instagramit
Peppa Pig bëhet sërish motër e madhe!
Do ta mbyllim programin ditën e sotme me një lajm të gëzueshëm dhe argëtues. Kartoni i njohur vizatimor Peppa Pig është bërë sërish motër e madhe, këtë herë me një motrën e saj të vogël Evie.
Familja është gëzuar me motrën e vogël, pas Peppës dhe vëllait të saj Georgie. Evie është personazhi I parë që i shtohet filmit vizatimor pas 20 vitesh.Mummy Pig “e mirëpriti” foshnjën në Lindo Wing në Londër në të njëjtin vend si Kate Middleton.
/tvklan.al