#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Alket Islami, Fjoralba Dizdari, Markel Capo, Teuta Doçi, Dasara Karaiskaj, Arlind Dema

Fisi dhe shqiptarët/ Si ka qenë kjo marrëdhënie dikur dhe si është sot

Takimet me fisin/ Mbledhjet në familje, humor dhe batuta

“Tezja te mezja, halla te shkalla”/ Sa qëndron kjo shprehje sot?

Marrëdhëniet me fisin? Islami: Fatkeqësisht, vetëm vakitë na bëjnë bashkë

Këtë të Shtunë në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për marrëdhëniet e shqiptarëve me fisin. Duke e krahasuar me vite më parë, të ftuarit u shprehën se ka ndryshime të mëdha pavarësisht se në vendin tonë fiset janë të mëdha.

Alket Islami theksoi se në ditët e sotme, janë vakitë ato që mbledhin njerëzit e jo dasmat.

Dasara Karaiskaj: Dasma sot për shkak të ekonomisë, për zgjedhje personale nuk zgjedhin që ta bëjnë gjerë, kurse rasti i vakisë është gjithmonë…

Alket Islami: Je i detyruar të shkosh! Aty unë shoh gjithë njerëzit e fisit dhe e ke ti mundësinë në vaki që të bësh pyetje se në dasëm harroje të bësh pyetje. U fute aty është zhurmë…

Teuta Doçi: Unë kam bërë 4 ditë nuse.

Alket Islami: Teuta është nga ato nuse që ka shkuar te cepi i dritares, ka marrë perden se i thoshte fotografi bëj pozë dhe gjithë fotografitë e asaj kohe janë nuset me perde në dorë. Tani ka grupe…

-Po lista e të ftuarve? Si do uleshin? Si do respektoheshin?

Dasara Karaiskaj: Mbledhjet në fundjavë bëhen akoma në botë, përshembull në Itali. Barku, jo familja. Tezja, daja. Nipër e mbesa e sidomos për festa specifike, këtu te ne nuk bëhet sepse ne takimet i bëjmë në kafe dhe bëjmë hile e zgjedhim, mblidhemi në lokale./tvklan.al