Humor ne karantine/Në lidhje skype me aktorin Alex Seitaj!

Në lidhje Skype me Alma Ajazi Bossuet nga Nice, Francë!

Alma Ajazi Bossuet, Miss Shqipëria në Amerikë, në vitin 1999 dhe shoqëruesja e parë e Miss Albania 2000. Një personazh që ka qenë e ftuar në program për shkak edhe të historisë së saj frymëzuese,  për përpjekjet e vazhdueshme për të patur një fëmijë pasi vuante nga një sindromë e rrallë, ajo e vezoreve policistike. Alma Ajazi jeton në Paris, por për shkak të pandemisë ajo shkoi për një fundjavë në Nice dhe mbeti aty pasi nuk ka patur fluturime. Jeton afër portit të Nice dhe del vetëm 1 orë e gjysëm gjatë ditës, kjo është masa që Franca ka marrë për lëvizjen e qytetarëve.

Askush nuk del pa autorizim nga shtëpia. Çdo ditë në orën 20:00 në Nice, banorët duartrokasim apo i bien tenxhereve neper ballkone, boritë e anijeve dhe trenave bien në shenjë falenderimi per mjeket, infermjeret, dhe ato individe ne frontin e pare me rrezikun. Alma jeton me bashkëshortin e saj, Benoit Bossuet dhe vajzën, Isabelle 4 vjec e gjysëm. Ish Miss-i Shqiptar zonja Alma Ajazi se bashku me bashkeshortin e saj, te cilet jane te dashuruar me qytetin e Sarandes, derguan nga Franca nje ndihme modeste ne pako ushqimore, te cilat u shperndane per 28 familje te sugjeruara nga Saranda Ëeb. “ Mund te bejme gjera te vogla ne jeté me zemer te madhe. Duhet te jemi te gatshem te ndihmojme njeri tjetrin jo vetem ne dite te veshtira, por gjithmone. Mos harrojme qe ne Shqiptaret jemi fisnik ne shpirt. Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm”

Muaji i shenjte i Ramazanit/Ne lidhje skype me Ferdinand Samarxhi!

Programi i gazetarit Ferdinand Samarxhi “Gëzuar Kombi ynë muajin e Ramazanit” tranmsetohet çdo ditë në orën 20:30 në RTSH. Programi ka filluar që në datën 22 prill deri 24 maj -32 programe gjithsej. Xhirimet janë realizuar më herët në Prizren, Prishtinë, Manastir, Shkup, Tetovë, Ulqin, Tivar, Tiranë, Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë. Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë i besimtarëve myslimanë, i cili fillon më 24 prill, ku të gjithë agjërojnë sipas Sheriatit, Ligjit Islamik.

Besimtarët agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi, përmbahen nga pirja e ujit, pirja e duhanit, marrëdhëniet seksuale. Në mbrëmje, pas thirrjes së Ezanit, thyerja e agjërimit festohet me një vakt të thjeshtë ngrënieje që në termin fetar njihet si iftari.

Syfyri nis në orën 3:30 (ose 1 orë e gjysëm para se të lind dielli), ndërsa vakti tjetër Iftari në orën 19:30.