Jeta e re si mami/ Gigliola Haveriku: Si ka ndryshuar jeta ime këto 2 muaj

Në pjesën e parë do të kemi një këngëtare e cila, është duke jetuar ditët më të lumtura të jetës së saj, atë të mëmësisë. Lajmi i bukur erdhi edhe disi i papritur për publikun, duke qenë se këngëtarja nuk kishte lënë të kuptohej asgjë nga postimet në rrjetet e saj sociale, ndërsa nuk flet pothuajse kurrë për jetën e saj private.

Ajo është Gigliola Haveriku dhe do të na rrëfejë më shumë për këto emocione të bukura që po jeton me vogëlushen e saj Isabel, e cila sapo ka bërë 2 muaj (ka lindur me 27 dhjetor).

Viti i brishtë/ Gazetarja e Tv Klan që e feston ditëlindjen 1 herë në 4 vjet

2024-ta është një vit i brishtë edhe muaji shkurt kësaj here është me 29 ditë. Por rëndësinë e këtij muaji më shumë se kushdo, e kuptojnë të lindurit e kësaj date. Ne do të kemi sot një rrëfim në studio, por gjithashtu kur viti ka 366 ditë, quhet edhe si Viti i Brishtë.

Se përse quhet viti i brishtë dhe si është të festosh ditëlindjen 1 herë në 4 vjet, do të mësojmë më shumë me të ftuarit në studio.

Transplanti i veshkave në Acibadem

Do të flasim në këtë pjesë për një temë të shëndetit, pikërisht për Transplantin e veshkës në Acibadem. Acibadem nisi udhëtimin e tij në shërbimet e kujdesit shëndetësor si një spital i vogël lokal në një zonë të Stambollit në Turqi. Sot, Acibadem është një super markë, e cila me shumë të drejtë ka zënë vendin e saj në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 24 spitalet, 16 klinikat ambulatore dhe me kompanitë mbështetëse të shërbimit.

Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acibadem është një destinacion kryesor për kirurgjinë e transplantimit të veshkës në Turqi, dhe ne sot do të sjellim 3 materiale, ku do të mësojmë më shumë për këtë kirurgji.

Kush mund të marrë një transplant të veshkave? Kush mund të jetë dhurues? Le të ndjekim intervistën me: Prof. Ülkem Çakır dhe Prof. İbrahim Berber

/tvklan.al