Rikthehet edhe Linda Hamilton në rolin Sarah Connor

Askush nuk do ta besonte se Arnold Schwarzenegger do t’i rikthehej serish rolit të termionatorit. Por, 35 vite nga shfaqja e tij e parë në film, tashmë 72-vjeç, bota do të kthehejë sytë edhe njëherë nga ai.

Do të jetë protagonist i “Dark Fate”, pjesë e kapitullit të tretë të sagës. Me regji te Tim Miller, në qendër të historisë do të jetë sërish Sarah Connor, interpretuar nga Linda Hamilton, sot 63 vjeçe dhe që rikthehet pas “Terminator 2”.

Në çdo seri terminatori vjen ndryshe, thotë Schwarzenegger, teksa tregon evoluimin e tij që prej suksesit në 1984. Në serinë e parë shkatërronte gjithçka, në të dytën ishte një mbrojtës, kurse tani ka zhvilluar ndërgjegjen, por përbërësit mbeten të pandryshuar. Filmi pati premierën në Londër me 23 Tetor ndërkohë që dje nisi shfaqja në kinematë amerikane.

Tv Klan