Senegali ka shkatërruar me rezultatin 5-0 ekipin e Irakut. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për senegalezët.
Irakenët morën goditje të rëndë që në fillim të sfidës, pasi në minutën e 13-të, Sulaka u ndëshkua me karton të kuq. Për pjesën më të madhe të ndeshjes, Iraku luajti me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë, Senegali dhe superior në lojtarë shënoi plot 4 gola.
Sarr, Gueye (2 herë) dhe Ndiaye shënuan për afrikanët. Senegali e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë.
Iraku është jashtë Kupës së Botës, ndërsa Senegali do të duhet të presë nëse do vijojë më tej.













Botërori 2026 
