Të premten pasdite përfundon afati kohor i konvertimit të patentave të shoferëve të strukturave serbe ilegale në ato të Kosovës.

Mbi 6000 është numri i qytetarëve që deri tani kanë aplikuar për konvertim të patentës së shoferëve.

Qytetarët serbë thonë se pajisja me patentë shoferi të Kosovës është e domosdoshme.

“Nuk mund të ngasësh automjetin pa patentë, na duhet në kufi, aty, këtu”.

“Unë personanisht nuk kam patentë shoferi sepse nuk vozis, por kam letërnjoftim të Kosovës që ka kohë që e kam marrë. Jetoj këtu, më nevojitet për punë dhe lëvizje të lirë”.

Pas përfundimit të këtij afati menjëherë nis edhe gjobitja për qytetarët që drejtojnë atomjetet me patentë shoferi ilegale serbe.

Sipas zv.drejtorit rajonal të Policisë në veri, Veton Elshani, gjobat janë nga 500 deri në 1500 Euro.

Tv Klan