Asnjë fund përrallor për Manchester United. Humbja e parë në Europa League vjen në mënyrë të dhimbshme. Dështimi ndaj Tottenhem vulosi sezonin katastrofik të Manchester United, duke munguar në kompeticionet e UEFA-s edicionin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” kanë zhgënjyer jo pak në fushën e lojës, duke qënë shumë larg pretendimeve të edicionit 2024-2025. United pësoi humbjen e 20 në të gjitha garat këtë sezon, bilanci i dytë më negativ në histori, që prej sezonit 1973-1974, por asokohe, 22 humbjet u shoqëruan edhe me rënien nga Premier League.

Që do të ishte një sezon i vështirë për anglezët u pa që në ndeshjen e parë, duke humbur Superkupën ndaj Cityt, teksa një tjetër fakt ishte shkarkimi i trajnerit Erik ten Hag.

Sezoni i tmerrshëm i United reflektohet edhe në renditjen e kampionatit, pasi gjendet në vendin e 16-të me vetëm 39 pikë, duke lënë pas vetëm skuadrat që kanë rënë tashmë nga kategoria. Tashmë, vihet në dyshim edhe e ardhmja e Amorim, me portugezin që rrëzikon seriozisht shkarkimin.

Klan News