Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, do të performojë këngën zyrtare të Kupës së Botës, “Dai Dai”, në ceremoninë e hapjes së turneut që do të mbahet në Meksikë.
Këngëtarja e njohur do të ngjitet në skenën e stadiumit legjendar Estadio Azteca në Mexico City më 11 qershor, ku do të performojë së bashku me artistin nigerian Burna Boy.
Ceremonia e hapjes do të nisë 90 minuta përpara ndeshjes së parë të turneut mes përfaqësueses së Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Kënga “Dai Dai”, e zgjedhur si himni zyrtar i turneut, e merr emrin nga një shprehje italiane që përkthehet si “hajde” ose “le të shkojmë”, duke simbolizuar frymën e unitetit global dhe entuziazmin që shoqëron garën më të madhe të futbollit.
Sipas FIFA-s, në spektaklin e hapjes do të marrin pjesë edhe ylli i reggaeton-it J Balvin dhe këngëtarja jug-afrikane Tyla.
Organizatorët theksojnë se përzgjedhja e artistëve synon të pasqyrojë diversitetin kulturor dhe muzikor të kontinenteve të përfaqësuara në turne.
Ceremonia do të ndiqet nga miliona tifozë në mbarë botën, duke shënuar nisjen zyrtare të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në planet, me kompeticionin që do të transmetohet ekskluzivisht në TV kombëtar Klan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
