➤ Dita e 19-të e luftës: Më 28 shkurt, SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët “paraprak” ndaj objektivave iraniane, duke nisur atë që presidenti Donald Trump e quajti “operacion i madh luftarak”. Pas këtyre sulmeve, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u vra, dhe Mojtaba Khamenei mori vendin e tij si lider i ri suprem. Lufta ka shënuar një përshkallëzim të konsiderueshëm në rajon.
➤ Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë dhe reagimi i Teheranit: Sulmet izraelite eliminuan Ali Larijani-n, kreun e sigurisë kombëtare, dhe Gholam Reza Soleimani, ish-komandantin e milicisë Basij. Pas kësaj, Masoud Pezeshkian konfirmoi vrasjen e ministrit të inteligjencës, Esmail Khatib. Irani premton hakmarrje “vendimtare dhe të dhimbshme” për këto vrasje. Gjatë këtyre 19 ditëve, shpërthime dhe raketa kanë goditur zona urbane në Izrael, duke rritur tensionet rajonale dhe ngushtuar hapësirën diplomatike. Përveç sulmeve direkte, incidentet kanë prekur edhe objektiva civile, si Aeroporti Ben Gurion, i cili është goditur nga mbetje raketash, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe furnizimin në rajon.
➤ Për çdo zhvillim nga Lindja e Mesme, ndiqni lajmet minutë pas minute në tvklan.al!
Dita e 18 e luftës/ Izraeli vret Ali Larijanin, përplasje për Ngushticën e Hormuzit
Lufta në Iran mund të çojë 45 mln njerëz në uri ekstreme
Starmer takon Zelenskyn: Pavarësisht luftës në Iran, nuk duhet ta lëmë vetëm Ukrainën
Donald Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!
Ngushtica e Hormuzit, çfarë kanë thënë vendet e tjera për kërkesën e Donald Trump për ndihmë
Jep dorëheqjen kreu i Antiterrorizmit në SHBA: Nuk duhej ta kishim sulmuar Iranin!












Botërori 2026 