24 shtator 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratë për gazetarët u ndal te përplasja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, me gazetarët, para se ajo të hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ish-shefja e Shërbimit Informativ në deklaratën e saj të shkurtër për mediat la të kuptohet se një gazetare ka zhvilluar takime me agjentë serbë në Tiranë, një pretendim ky, i cili u hodh menjëherë poshtë nga vetë gazetarja e përmendur prej saj.
“Si kalon ti me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha ajo drejtuar gazetarëve, që tentuan t’i merrnin prononcimin e saj.
Megjithatë, Berisha pretendoi se SHISH ka pasur nën përgjim gazetarë, gjë të cilën siç tha ai e ka denoncuar publikisht.
Ai theksoi se Hyseni ka përdorur postin për shantazh. Sipas Berishës, nuk përjashtohet mundësia që shantazhi i Vlora Hyseni mund të shtrihet edhe tek radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.
“Që SHISH ka pasur përgjime me gazetarë, e kam denoncuar para jush shumë herë, por unë e konstatove se kjo nuk u pëlqeu gazetarëve. Që ish-shefja e shërbimit, që tani është një kriminele ordiner, ti përgjigjet gazetares në atë mënyrë, pyetjes së saj, së pari dëshmon veten se është një hakmarrëse e verbër.
Së dyti shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj, por në raste se ka pasur takime, se kë takon ti dhe se çfarë është agjent apo jo, kjo nuk do të thotë se ka lidhje me bashkëpunimin.
Në rast se shërbimi ka pasur një operacion, çka tregon se nuk ka pasur, por kjo në këtë rast përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve dhe kjo është një problem i madh pasi kjo do shantazhojë dhe prokurorët dhe gjykatësit. Druaj shumë se ky është një proces në zhvillim”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 