Irani siguroi kualifikimin për në Botërorin 2026, për herë të shtatë në histori.
Barazimi 2-2 ndaj Uzbekistanit në Teheran këtë të Martë, i bëri ata ekipin e dytë të kualifikuar në Kupën e Botës nga Azia, pas Japonisë.
Në këtë përballje shkëlqeu sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, i cili realizoi dy golat për Iranin, për t’i dhënë barazimin kombëtares së tij.
Standings provided by Sofascore
Botërori i vitit 2026, i cili do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, është i pari që do të ketë 48 ekipe, ndryshe nga 32 që ishin më parë. /tvklan.al