Kombëtarja shqiptare përballet këtë të enjte, 12 nëntor, me Finlandën, në një ndeshje vendimtare për të konsoliduar vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë e Rolando Maran vijnë si kryesues me 9 pikë dhe kërkojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e një stadiumi plot, për një “hakmarrje” ndaj nordikëve për humbjen e vetme 2-1 të pësuar një muaj më parë në Helsinki.

Kjo sfidë është gjithashtu një mundësi e artë për të thyer tabunë historike, pasi suksesi i fundit kuqezi ndaj Finlandës daton në vitin e largët 1980, ndërkohë që bilanci i përgjithshëm i përballjeve anon nga nordikët me 5 fitore në 8 takime.

Shqipëri-Finlandë, luhet mbrëmjen e kësaj të enjte, duke nisur nga ora 20:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

Pak minuta para fillimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Muçi, Laçi, Manaj.

Finlanda: Hradecky, Stahl, Tenho, Antman, Jensen, Walta, Marhiev, Mahuta, Keskinen, Kallman, Koski.

/tvklan.al