Raportim Live

Shqipëri-San Marino, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

93’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-1! Kristjan Asllani shënon me penallti dhe rikthen avantazhin e Shqipërisë. Mesfushori kompleton dopietën.

91’- Arbitri shkon të shohë pamjet në VAR dhe akordon penallti për Shqipërinë.  

Akordohen 4 minuta shtesë.

90’- Kërkohet penallti te Shqipëria, për prekje me dorë në zonë.

89’- Pritje fantastike nga Colombo, që i mohon supergolin Asllanit.

87’- Manaj dhe Daku i prishin punë njëri-tjetrit dhe shpërdorojnë një mundësi të artë shënimi.

83’- Mundësi e artë e shpërdoruar nga Daku. Sulmuesi nuk shënon dot në zonë, gjuajtja shkon në këndore.

79’- Daku i afrohet golit të avantazhit. Topi devijohet në këndore.

78’– Krosim i Hysajt në zonë, Manaj nuk ka shënjestrën e duhur dhe humb topin.

70’- Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Daku dhe Ramadani në fushë, largohen Shehu dhe Mitaj.  

66’- GOL SAN MARINO 1-1! E pabesueshme në “Air Albania”, miqtë barazojnë shifrat me Lazzari.

63’- Tjetër raste për Shqipërinë në portën e San Marinos. Shehu dhe Manaj nuk shënojnë dot.

60’- Iluzione goli te Shqipëria. Uzuni gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, topi shkon mbi portë.

56’- Zëvendësimi i dytë te Shqipëria. Myrto Uzuni aktivizohet në vendin e Arbër Hoxhës.  

45′- Starton pjesa e dytë. Mehmeti merr vendin e Muçit.

Shqipëri-San Marino, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 2 minuta shtesë.

45’- Shpëton porta e Shqipërisë. Dajsinani ia del të mbajë portën të paprekur, pas një gjuajtje të fortë.

41’- Ndeshje me ritëm nga Shqipëria. Provon edhe Shehu nga jashtë zone, topi devijohet dhe shkon në duart e portierit.

36’- Manaj ndalet sërish me një pritje me këmbë nga portieri Colombo.  

34’- Sulm i shpejtë nga Arbër Hoxha në të majtë. Sulmuesi provon në hyrje të zonës, por topi shkon në duart e portierit.

31’- Kundërsulm i shpejtë nga Shqipëria. Muçi pason për Manajn, i cili vonohet dhe humb befasinë e sulmit. Gjuajtja ndalet nga mbrojtësit.

27’- Rrezikojnë miqtë me një tentativë nga jashtë zone, por topi shkon në duart e Dajsinanit.

22’- I pafat Rey Manaj. Sulmuesi lëshon një gjuajte të fortë, e cila përplaset te shtylla.  

19’- Pasim kirurgjikal i Asllanit për Manajn, i cili nuk e kontrollon si duhet topin në zonë.

17’- Nuk ndalen sulmet e Shqipërisë. Pilo kroson në zonë, por topi largohet në momentin e fundit.

11’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Kristjan Asllani i mahnit të gjithë me një supergol dhe i jep avantazhin kuqezinjve.

7’- Rrezikon edhe Rey Manaj. Sulmuesi provon me një goditje të fortë, por është qendrore për portierin.

6’- Mundësi e artë për Muçin. Gjuajtja në hyrje të zonës shkon mbi portë.

5’- Asllani i afrohet golit me kokë, pas krosimit të Hysajt, por topi shkon jashtë.

3’- Drithërima te porta e Shqipërisë. Dajsinani për pak rrezikon autogolin.

0′- Starton sfida. Kuqezinjtë duan fitoren.

download app

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj.

SAN MARINO: Colombo, Cevoli, Giocondi, Rossi, Fabbri, Zannoni, Meloni, L. Capicchioni, Salicioni, Della Balda, Giacopetti.

Shqipëria vuan ndaj San Marinos, dopieta e Asllanit ngjit kuqezinjtë në krye

➣ Shqipëria fitoi 2-1 ndaj San Marinos, në ndeshjen e raundit të katërt në Ligën e Kombeve.

➣ Kuqezinjtë vuajtën shumë në “Air Albania”, por ia dolën të marrin 3 pikët, falë dopietës së Kristjan Asllanit.

➣ Mesfushori zhbllokoi takimin në minutën e 11-të me një supergol. Pas këtij rasti, Shqipëria iu afrua disa herë golit të dytë, por u ndal nga shtylla dhe portieri.

➣ Në pjesën e dytë, miqtë u shfaqën ndryshe dhe barazuan shifrat me Lazzarin në minutën e 66-të.

➣ Pas kësaj, kuqezinjtë u hodhën në sulm në kërkim të avantazhit, të cilin e gjetën vetëm në shtesë.

➣ Ishte Asllani që shënoi nga penalltia, e cila u akordua me VAR për prekje me dorë. Me këtë sukses, Shqipëria merr kryesimin me 9 pikë, pasi Bjellorusia mposhti Finlandën.