Kombëtarja shqiptare ka mësuar edhe stadiumin se ku do të luajë ndeshjen kundër Bjellorusisë në transfertë.

Këta të fundit nuk janë të lejuar nga UEFA që të organizojnë ndeshje në territorin e tyre. Kështu që më 15 nëntor, kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në Hungari.

UEFA ka publikuar vendin ku do të mbahet takimi i fundit në grup për Shqipërinë. Sfida do të luhet në stadiumin Illovshki Rudolf Shtadion, në Budapest.

Ky impiant i cili i përket skuadrës se Vasas, ka një kapacitet prej 5 mijë vendesh dhe është rinovuar për herë të fundit në vitin 2019.

Ndërkohë më herët, më 3 tetor, pas ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë nesër ndaj San Marinos, ata do të udhëtojnë për në Finlandë, ku do të përballen me vendasit në stadiumin olimpik të Helsinkit, një impiant me 36 mijë ulëse dhe që pritet të jetë sfida më interesante në grup.

Më 6 tetor, Shqipëria do të presë San Marinon në Tiranë dhe në nëntor janë programuar dy sfidat e fundit, ajo me Finlandën në “Air Albania” dhe Bjellorusinë në Budapest.

Klan News

/tvklan.al