Airbnb-ja perfekte ekziston!

Për të gjithë fansat e personazhit të famshëm të animuar Shkrek, ka një banesë që duket fiks si ajo në filmin vizatimor. E ndërtuar me dru dhe baltë, shtëpiza ikonike do jetë e rezervueshme që prej muajit të ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, ajo është vendosur në një kodër në Skoci dhe është ideale për njerëzit që duan të shijojnë vetminë dhe izolimin nga pjesa tjetër e botës.

Në faqen zyrtare të Airbnb, shkruhet se prenotimet nisin nga data 13 Tetor në orën 18:00 për një ose dy netë qëndrimi, vetëm për 2 deri në 3 persona.

Për një reklamim sa më të këndshëm, ata kanë cituar ‘Gomarin’ i cili thotë: Unë jam ulur në moçal ndërsa Shreku është në një festë Halloween-i dhe dua t’ju ftoj të vini, është përrallore. Kujdes me tabelat, nuk janë për dekorim!

“Oazi i mbushur me baltë, i mbuluar me myshk, me ujë të turbullt” përshkruhet si “një vend krejtësisht i rehatshëm për të përqafuar bukurinë e natyrës“, shtohet më tej.

Mund të relaksoheni me dritën e qiririt, të shijoni zjarrin tradicional brenda dhe të gatuani ashtu siç bënte Shrek. Ah po! Tualeti ndodhet 20 metra larg shtëpizës.

“Shrek’s Swamp” është risia më e fundit e Airbnb pas një sërë shtëpizash të frymëzuara prej filmave ikonikë vizatimorë./tvklan.al