Në Lushnje janë shtuar ndjeshëm sipërfaqet e mbjella me bathë. Fermerët e zgjedhin këtë kulturë për të zëvendësuar sipërfaqet e mbjella me grurë ndërsa sipas tyre për këtë nuk kanë më shumë interes.

Prodhuesit thonë se kostot janë 25 përqind më të ulëta krahasuar me grurin ndërsa edhe tregu është më i sigurtë.

Batha përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore apo për konsum si bishtajë e njomë ndërsa një pjesë e prodhimit shkon edhe për eksport.

Fermerët thonë se vitin e shkuar një kg bathë e thatë u tregtua deri me 200 lekë dhe çmimi është i kënaqshëm.

Kjo është edhe periudha kur mbillet kjo kulturë.

Sipas specialistëve të bujqësisë, veç kostove të prodhimit femerët po e zvendësojnë grurin me bathën edhe për shkak të kushteve klimatike.

Sipas të dhënave nga autoritetet sipërfaqet e mbjella me grurë në Lushnje kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit.

Brenda 5 viteve sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë ka rënë nga 12 mijë hektarë në 2300 hektarë.

Klan News

/tvklan.al