Fitimi i Euro 2024, jo vetëm që do të bëjë që futbollistët e Anglisë të hyjnë në histori, por do t’i bëjë ata edhe mjaft të pasur. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, nëse “Tre luanët” mundin “La Roja”, atëherë në total do të përfitojnë 1 miliardë paundë.

Duke e udhëhequr përfaqësuesen në finale, trajneri Gareth Southgate ka marrë një bonus prej 2 milionë paundësh, që do të dyfishohet në rast fitoreje. Ndërkohë, një triumf për Anglinë në Berlin do të nënkuptonte se lojtarët mund të fitonin së bashku 1 miliard paund gjatë karrierës së tyre nga rritja e pagave dhe marrëveshjet shumëmilionëshe të sponsorizimit me kompanitë.

Lojtari që mund të shpërblehen më shumë është Xhud Bellingam, i cili mund të kalojë edhe fitimet e ikonës Dejvid Bekam, që në fund të karrierës fitoi 372 milionë paund. Bellingam mund të përfitojë 50 milionë paund në vit nga Reali, veç kontratave me sponsorët dhe të drejtat e imazhit.

Nga një triumf i mundshëm do të përfitojnë financiarisht edhe Harry Kane, Bukayo Saka, Phil Foden, Cole Palmer and Kobbie Mainoo, me lojtarët që do të kenë rritje rroge përveç përfitimeve nga sponsorizimet.

Klan News