Yndyra e flokëve mund të jetë një problem i madh nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Shumë individë pavarësisht maskave dhe produkteve të ndryshme që përdorin, nuk mund të eleminojnë dot yndyrën nga flokët.

Yndyra shpeshherë shkakton tek individë të ndryshëm kruajtje dhe zbokth. Por disa mënyra natyrale mund të ndihmojnë në eleminimin e yndyrës nga flokët.

Lëngu i limonit

Thjesht përdorni pak lëng limoni kur lani flokët. Lëngu i tij i shton një shkëlqim natyral flokëve dhe gjithashtu bën të mundur që lëkura e kokës të jetë e pastër. Limoni ka veti të shkëlqyera edhe për eleminimin e zbokthit.

Maskë me domate

Domatja nuk është vetëm e shkëlqyeshme për lëkurën, por edhe për flokët. Ajo është e aftë të balancojë nivelin e pH të kokës, duke kontrolluar në këtë mënyrë nivelin e yndyrës së flokëve. Ju mund të përgatisni një maskë me domate dhe ta aplikoni në flokë për rezultate më të mira. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë.

Aloe vera

Aloe vera vepron si një ushqyes mjaft i mirë për flokët. Xheli brenda gjetheve të tij ndihmon në rritjen e flokëve. Ju mund ta aplikoni në flokë për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani. Ndryshimi do të ndihet menjëherë./tvklan.al