Sot shënohet dita e 20-të e luftës në Lindjen e Mesme.

Pasojat e kësaj lufte po ndihen ndjeshëm edhe në vendin tonë, ku çmimi i naftës ka arritur deri në 214 lekë/litër.

Sipas analistëve ndërkombëtarë, ekzistojnë pesë skenarë të cilët mund të japin si rezultat fundin e luftës:

Korpusi Revolucionar Islamik (IRGV), që mban kontrollin e plotë të shtetit.

Ballkanizimi i shtetit, ku rënia totale e qeverisë qendrore çon në luftë civile ose ngritjen e shteteve etnike të vogla.

Ndryshimi i regjimit, ose i njohur ndryshe si modeli Venezuelë. Një rrugë ku regjimi mbijeton, por detyrohet të ndryshojë sjelljen.

Tranzicioni i udhëhequr nga opozita: figura reformiste ose udhëheqës në mërgim si Reza Pahlavi (i preferuar nga Izraeli) ose MEK (muxhahedinët).

Konflikti i gjatë “Tokë e djegur”, ku Irani mund të përdorë arsenalin e mbetur raketor “për të djegur gjithçka”, duke synuar bazat e SHBA-ve dhe infrastrukturën rajonale të naftës për të rritur koston e luftës.

/tvklan.al