Revista amerikane: Shqipëria vend shumë interesant, turistët përjetojnë eksperienca të shkëlqyera

2023 ishte një vit i suksesshëm sa i përket sektorit të turizmit në Evropë.

Organizata Botërore e Turizmit thekson se kërkesa në rritje e qytetarëve amerikane ka ndikuar në rimëkëmbjen e turizmit në kontinentin e vjetës  pas pandemisë së Covid-19 që paralizoi këtë sektor.

Por kush janë destinacionet që pësuan rritjen më të shpejtë turistike?

Revista amerikane ‘Skift’ shkruan se Shqipëria është një nga destinacionet me ritmet më të larta të rritjes së turizmit në 10 muajt e parë të vitit të kaluar duke lënë pas vende si Malta, Qipro, Mali i Zi, Islanda, Sllovakia dhe Letonia.

Eurostat vlerëson se turistët thyen një rekord për vitin 2023 për netë qëndrimi krahasuar me vitin  2019.

“Ne mendojmë se Shqipëria është një vend shumë interesant për momentin ku turistët mund të përjetojnë eksperienca të shkëlqyera dhe të shohin një mënyrë të re jetese”, thotë James Thorton, një këshilltar lider i biznesit.

Revista amerikane përfundon duke thënë shumë operatorë turistikë, por përfshijnë Shqipërinë në paketat e tyre si alternativë për të gjithë ata turistë të huaj të cilët janë në kërkim të destinacioneve të reja dhe pak të populluara.

Klan News

/tvklan.al