Një studim i bërë nga tre universitet amerikane ka nxjerrë në pah se ajri i ndotur për mushkëritë e njeriut është njësoj si konsumi i duhanit. Mikrogrimcat të cilat emetohen në ajër kanë ndikim mjaft të madhe në shëndetin e njeriut duke sjellë sëmundje kancerogjene. OBSH shpesh ka publikuar shifra për ndotjen e ajrit, ku edhe vendi jonë renditet në nivele kritike.

Ndotja e ajrit dëmton mushkëritë e njeriut po aq sa duhani. Në ndotje atmosferike përfshihet ajo nga ozoni, që rritet si pasojë e ndryshimeve klimatike, dhe gazrat e çliruara , të çdo lloji. Pas një studimi 18 vjeçar të tre universiteteve amerikane të Washington, Columbia dhe Buffalo, rezultatet janë befasuese përsa i përket impaktit të fortë që ka ndotja atmosferike mbi sëmundjet e mushkërive, që janë vdekjeprurëse.

Rezulton se një ekspozim 10 vjeçar në një mjedis të tillë të ndotjes së ajrit, është njësoj si të konsumosh një paketë duhan në ditë për 29 vjet.

Edhe studime të mëparshme kishin vënë në pah lidhje të dukshme mes ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve të mushkërive dhe atyre kardiake. Ekspertët theksojnë se smogu në qytet ndikon pra në mënyrë drastike në shfaqjen dhe përparimin e shpejtë të sëmundjeve të mushkërive.

Klan Plus