Përfundon sonte transmetimin seriali turk “Ironia e Fatit” në Tv Klan me 3 episodet e fundit premierë. Çfarë do të ndodhë?

Si do ta presë Ajlin lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nëns së saj? Kadir i etur për hakmarrjë nuk lë gurë pa levizur për gjetjen e Xhansizit. Xhemre nxjerr Ajlin në shëtitje në mënyrë që t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen. Por përsëri ngjarja merr rrjedhë tjetër kur Ajlin rrëmbehet nga njerëzit e Xhansiz…

Xhansiz kërkon nga Kadir vdekjen e Veliut në këmbim të Ajlinit. A do të mundet Kadir ta kryejë këtë vrasje? Xhemre nga ana tjetër fajëson vetën për rrëmbimin e Ajlinit. Xhansiz merr një surprizë të pakëndshme nga djali i tij. Për çfarë bëhet fjalë? A do të mundet Kadir të shpëtojë Ajlinin? A do të mundet Kadir të hakmerret ndaj babait të tij për të gjithë vuajtjen e madhe që i ka shkakuar? Çfarë do të ndodhë me Veli?

Tashmë Xhemre dhe Belma të lumtura punojnë sëbashku krah njëra-tjetrës. A do të mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre Kerem dhe Xhemre? Po Kadir a është i gatshëm të fillojë një jetë të re pavarësisht humbjes së dashurisë së tij?

Duke filluar nga dita e martë seriali pasues është një tjetër sukses, Kuzgun (Korbi) vjen premierë në Tv Klan, çdo të martë, të mërkurë dhe të diel në orën 21:00.

Mos harroni të na ndiqni, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al