Protesta në kryeqytet, Ministria e Shëndetësisë: 6 persona kanë mbetur të lënduar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot:
Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët:
• 2 efektivë policie
• 1 deputet
• 2 protestues
• 1 kalimtar
Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues. 4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor
“Policisë po i mbaron gazi lotsjellës”, protestuesit rimblidhen te sheshi Skënderbej
Duket se në këto minuta, protestuesit kanë rënë në qetësi. Disa prej tyre janë tërhequr drejt “Parkut Rinia”, ndërsa edhe Policia ka bërë prapa, duke u tërhequr. Situata më e “nxehtë” duket të jetë larg Kryeminstrisë, më saktë në “Sheshin Skënderbej”. Aty, makina e ujit e policisë, vazhdon të shpërndajë protestuesit, ndërsa disa efektivë vijojnë shoqërimet.
Janë shtuar forcat policore në hyrje të parkut Rinia, ndërsa nuk kanë munguar shoqërimet në komisariat të protestuesve. Megjithatë, situata duket më e qetë…
Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit
Protesta në Tiranë vazhdon të shoqërohet me tensione, teksa protestuesit dhe policia nuk ndalin përplasjet. Efektivët e Policisë kanë vendosur t’i “zmbrapsin” protestuesit, duke u lëshaur gaz lotsjellës.
Berisha nga spitali i Traumës: Demokrati u qëllua me plumb gome me urdhër të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar të Spitali i Traumës për të vizituar demokratin Kliti Hoti, i cili u plagos në protestë me plumb gome. Berisha tha se Hoti u qëllua me urdhër të kryeministrit Edi Rama pa asnjë motiv.
“Me urdhër të Ramës, u qëllua me tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në cilësinë e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.
Deputeti po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë. E marrin në shenjë në zemër, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti e kthen Hotin. Ai bën një rrotullim dhe arma e kap në shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër, shumë e rëndë, me një plagë të thellë, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb”, tha Berisha.
Plagosja me plumb gome e deputetit të PD, reagon ministri Demo: Të pezullohet efektivi
Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka kërkuar pezullimin e efektivit të policisë, që ka plagosur me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së sotme.
Në reagim, ministri Demo thotë se i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita nisjen e hetimeve për rastin. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, thotë Ervin Demo, e aq më tepër punonjësit e Policisë që kanë detyrim për ta mbrojtur atë… (Lexo më shumë)
Të shpërndarë si pasojë e hedhjes masive të ujit e gazit lotsjellës nga ana e policisë, grupet e protestuesve kanë vijuar të rigrumbullohen në sheshin “Skënderbej”.
U godit me plumb gome në shpinë, deputeti i PD rrëzohet në mes të bulevardit
Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është rrëzuar në mes të bulevardit pasi është goditur nga një plumb gome në pjesën e shpinës. Protestues janë ofruar për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë ndërsa ka mbërritur dhe autoambulanca për ta dërguar në spital.












Botërori 2026 
