Raportim Live

SEANCA LIVE

Projektligjet votohen në mes të kaosit, opozita braktis sallën

“Unë fola para pak dhe u gjenda në kushtet e pamundësisë për të vazhduar fjalën. Grave dhe vajzave socialiste e demokrate dua t’u uroj 8 marsin dhe t’u shpreh respektin e plotë. Kemi motra nga të dy krahët e sallës. Nuk ka të bëjë fare me atë që u keqkuptua”, u shpreh socialisti Taulant Balla.

Duke iu drejtuar opozitarëve, ai tha se “asgjë nuk do e pengojë zhvillimin normal të jetës parlamentare”.

“Jemi në kushtet ku po rritet tensioni, një gjë po ua them sot, ju Shqipërisë… Ti thua ky duhet rraf?! Ju neve s’po e them po, s’po e them sot…”, tha Balla duke folur nga vendi.

Më pas, në mes të zhurmës dhe kundërshtive nga opozita, u kalua në votim.

download app

“Ke vajzë vetë, bën sikur ke mbyllur veshët me tapa”, Bardhi ‘përplaset’ me Peleshin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka vijuar të diskutojë, në lidhje me ofendimin që kreu kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i bëri deputetes së PD-së Albana Vokshi, ku i përmendi numrin 0900.

Bardhi i tha kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se ai ka vajzë vetë dhe e pyeti sesi do ndihej ajo, nëse nënës së saj dikush do i thoshte ato fjalë, që përmendi sot Balla. Më tej, Bardhi deklaroi se Peleshi është përgjegjës për këtë që po ndodh e do ndodhë në vazhdim në parlament.

Gazment Bardhi: Ai person është mësuar në shtëpinë e vet. Nuk ia kam thënë asnjë kolegeje socialiste këto gjëra. Kur ai i drejtohet një gruaje me 0900, ti bën sikur ke bllokuar veshët me dy tapa. Jeni përgjegjës për këtë që po ndodh. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj, nëse dikush do i thoshte bashkëshortes suaj 0900?

Niko Peleshi: Ju po i shërbeni një skenari për të prishur seancën.

“0900 për ty”, Balla i kërkon ndjesë Vokshit…

Pas një pauze të shkurtër, ka rinisur seanca plenare në Kuvend.

Mes tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi ndjesë deputetes demokrate Albana Vokshi.

Megjithatë ai argumentoi se nuk kishte për qëllim ta fyente.

“Në atë numër merret informacion mbi vendimmmarjen e BE-së”, tha Balla.

“Je mësu me ato kur*at…”, plas keq mes Ballës dhe opozitës

“0900, për ty Albana kam këtë numër”, mjaftoi kjo fjali e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, drejtuar deputetes demokrate, që në sallë të nisnin tensionet mes palëve.

Deputetët e opozitës u ‘turrën’ drejt foltores, ndërsa kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shpërtheu në tone të larta dhe fyese ndaj Ballës.

“Ndyrësirë, i pafytyrë! Burrë legen”, i tha ai socialistit.

“Je mësu me ato kur*at…”, tha ai më tej, aq sa u desh ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën.

Balla “thumbon” opozitën për projektet e KfW-së

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi në Kuvend se marrëveshjet me KfW-në kanë mundësuar projekte jetike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke akuzuar opozitën se dikur ka penguar lidhjen energjetike mes dy vendeve.

Ai tha se ndihma e drejtpërdrejtë e Republikës Federale të Gjermanisë në total shkon në 1.3 miliardë euro.

Balla shtoi se diferenca mes PS-së dhe opozitës shihet edhe në kuptimin e procesit të reformave të brendshme dhe debatet në BE.

Ministri i ri i Mbrojtjes: Nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme, nuk është thjesht…

Pas votimit të ndryshimeve në Kuvend këtë të enjte, vjen reagimi i parë i ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufit.

Përmes një postimi në instagram, Nufi shprehet se kjo detyrë e re është jo vetëm një nder, por edhe përgjegjësi e madhe për të, ndërsa falënderon dhe kryeministrin Edi Rama për besimin… Lexo më shumë

Berisha bën paralelizma me Iranin: Është stina e përmbysjes së diktaturave, por në Shqipëri…

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit këtë të enjte situatën në Lindjen e Mesme.

Berisha u shpreh se operacioni amerikan në Iran i SHBA-ve dhe Izraelit duhet të vazhdojë me çdo kusht deri në rrëzimin e regjimit.

Më pas duke iu referuar protestës së radhës së opozitës që mbahet në datën 12 mars, Berisha theksoi se objektivi do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Duke bërë paralelizma me situatën në Iran, tha se shqiptarët do ta çlirojnë vetë veten nga “regjimi”… Lexo më shumë

Berisha për nismën Rama-Vuçiç: Haram çdo pikë të qumështit të nënës…

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në foltoren e Parlamentit këtë të enjte, nismën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për një qasje të re për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka akt më antishqiptar se ky. Mos harroni se raporti i tij me Vuçiçin meriton 10 ndëshkime për tradhtinë më të lartë kombëtare. Mos harroni se ky kthehet sot tek Vuçiçi duke qenë njeriu që i kujtoi Kosovës kohën e bronzit. Lexoni pak kur thoshte se Kosova do të shkojë në kohën e bronzit. Kur bënte thirrje për protektoratin e KFOR. Kur kërkonte konferencë ndërkombëtare vetëm e vetëm që të ishin rusët brenda. Ky shërbëtor, ky argat i Vuçiçit nuk është rastësi që shkon tani. A nuk ishte ky që nga samiti në samit kalonte si zëdhënës i Vuçiçit duke i bërë thirrje NATO-s, duke i bërë thirrje BE-së që të mos vendosni sanksione ndaj Serbisë, se Serbia nuk mundet kurrsesi t’i vendosë sanksione Rusisë. Ky argat i shpifur, kur u vra heroi në Banjskë nga sulmet terroriste, kur e gjithë Europa e dënoi si akt terrorist, foli për një ngjarje tragjike me humbje jete. Edi Rama u kthye me letrën e hapur që i dërgon BE-së, me Vuçiçin, u kthye tek padroni i tij.

T’u pyes ju o të dashur shqiptarë, po çfarë ngjashmërie kemi ne me Serbinë? Cilin shtet kemi sulmuar ne? Ne që jemi në të gjitha luftërat në anën e aleatëve tanë. Si mund të rreshtohemi ne me Serbinë? Çfarë gjenocidi kemi kryer ne, kundër kujt? Pse ky faqezi do me çdo kusht të na lidhë me ta? Çfarë shqiptari është ky që këtu nuk voton gjenocidin e serbëve në Kosovës? Dëgjoni, të dashur qytetarë, çfarë është ky moment. Lexoni pak çfarë thotë Vulin. Të sulmojmë Kosovën, të ndjekim Ajatollahët. U bën thirrje të sulmojnë Bondstillin. Po, po janë reale këtu. Dhe Vuçiçi dënon vrasjen e mizorit Khamenei. Kurse ky faqezi del me letër të hapur për BE-në së bashku me Vuçiçin. A e kuptoni apo jo? A jeni shqiptarë apo jo? A jeni shtetas të këtij vendi? E doni këtë vend apo e urreni njëlloj si ai? E gjitha kjo për të mbrojtur krimet e tij. Për të mbrojtur Lubinë e tij. Kjo që po ndodh në Shqipëri është akt i pashembullt. Letër e hapur që ne jemi me Serbinë, nuk do jemi me ju. Na jepni atë tregtinë e lirë dhe të tjerat i zgjidhim vetë. Se do krijojmë me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur të ardhmen tonë. Nuk duam pasaportën tuaj, duam pasaportën serbe. A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Haram e keni çdo pikë të qumështit të nënës që keni pirë.”, tha Berisha.

Ndryshimet në rregullore, Taulant Balla: Të bazuara te Bungestagu, 5 minuta kohë të mjaftueshme

 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur këtë të enjte në një prononcim për mediat, lidhur me propozimin mbi ndryshimin e rregullores së Kuvendit, të cilat opozita i konsideron si të pakonsultuara.

Duke folur para gazetarëve, Balla u shpreh që ndryshimet janë propozuar për t’iu përshtatur Bundestagut gjerman… Lexo më shumë