Rritja e çmimit të naftës për litër ka ngritur shqetësime në vendin tonë, pasi sot ka arritur deri në vlerën 214 lekë.
Ekspertja e ekonomisë, Mira Pogaçi, në studion “Opinion” në Tv Klan, ka bërë analizën se si formohet çmimi i naftës që vjen tek konsumatori, duke e nisur që nga porti.
Ajo sqaroi se çmimi i naftës që paguhet në pompë fillon nga çmimi i bursës ndërkombëtare dhe tarifa që aplikohet në portin ku importohet nafta.
“Kjo është transparenca maksimale në lidhje se si formohet.
BURSA (mesatare nafte e rafinuar) CIF, që i bie në port dhe porti jonë që e proceson është Porto Romano, është 1215 dollarë/ton. Sot që flasim, ka rreth një javë që është ky çmim.
Është një premium, i cili vendoset nga furnitori ndërkombëtar (20 dollarë/ton).
Është skanimi 2 dollarë/ton.
Është tarifa portuale për shkarkimin e anijes 2 dollarë/ton.
Tarifa e depozitave të sigurisë (11.5 dollarë/ton). Kjo është diçka e re që po diskutohet, sepse së fundmi qeveria jonë ka thënë se mund të ketë dy taksa.
Jemi në një çmim në port që shkon tek 1251 dollarë/ton.
Tek para disa ditësh duhet të ketë qenë tek 680–700 dollarë/ton“, u shpreh ajo.
Por, çfarë ndodh me çmimin që vjen i rritur tek konsumatori? Shtohen kostot e transportit, depozitave, taksat shtetërore (akcizë, taksa qarkullimi, taksa karboni) dhe TVSH-ja. Në fund, çmimi rritet edhe nga shpenzimet e magazinimit, tarifat e pompave, paga e punonjësve dhe fitimi i kompanive, duke shpjeguar pse çmimi i litrit që arrin tek konsumatori është më i lartë se çmimi në port.
“Çmimi i furnitorit për litër është 1.04 dollarë/litër.
Sot kursi i dollarit është 83.77, dhe del tek çmimi në port në lekë, pra 87 lekë/litër.
Këtu vazhdojmë me të gjitha ngarkesat që i bëhen.
Kemi akcizën e indeksuar, që ka shkuar 40 lekë/litër.
Taksën e qarkullimit 27 lekë/litër.
Taksë karboni 3 lekë/litër.
Tarifa të tjera markimi 3 lekë/litër.
Gjithsej 73 lekë janë taksa fikse. Mbi këto aplikohet një TVSH prej 14.6 lekë/litër. Pra, të gjitha këto taksa dhe TVSH mbi produktin (% i çmimit 87 lekë).
Totali i taksave është 105 lekë/litër“, sqaroi ajo.
/tvklan.al












Botërori 2026 